Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jasen Gjuzelev – ilustruesi i klasikëve botërorë

4
Foto: arkiv personal

Nga data 30 prill deri më 31 maj në Galerinë e Arteve në qytetin e Sofjes mund të shihet ekspozita “Retrospektiva” e ilustruesit të njohur Jasen Gjuzelev. Ai është i biri i basit të shquar bullgar Nikolla Gjuzelev. Të dy kanë mbaruar Akademinë Kombëtare të Arteve në kryeqytet, ku ka studiuar po ashtu dhe vëllai Jasen Çavdar. Çfarë fjalë tjetër kyçe përveç “të talentuar”, do të zgjidhnim për krijimtarinë artistike të Jasen Gjuzelevit? Këtë pyetje ia bëjmë përgjegjësit të ekspozitës Krasimir Iliev:

“Kureshtje për historinë e artit, sepse shumë vepra të tijat pasqyrojnë epoka të ndryshme. Që kur ka nxënës në gjimnaz Jasen Gjuzelevi ka filluar të paraqesë personazhe të periudhave të ndryshme. I pëlqen kombinimi i kohërave, i pëlqen krijimtaria artistike e klasikëve. Sidomos në vitet e hershme, kur biblioteka e pasur e të atit ka qenë në duart e ilustruesit. Që atëherë Jasen Gjuzelevi është pasionuar pas arteve figurative. P.sh., në librin “Pinokio” ka vizatime që sapo duken. Ato kanë të bëjnë me skena të ndryshme nga veprat e Leonardit, dhe të Mazaços”.

Снимка“Jasen Gjuzelevi ka qenë i fatbardhë sepse ka mbaruar Akademinë e Arteve në kohën e ndryshimeve politike në vend. Shumica e gjeneratës së tij ka ikur jashtë shtetit. Ai është vendosur në Itali, sepse e ka njohur vendin dhe më parë kur ka shoqëruar të atin, vë në dukje z. Krasimir Iliev. – I pëlqen arti i Rilindjes Italiane dhe Italia është bërë mjedisi natyror i karrierës së ilustruesit bullgar.”

Jasen Gjuzelevi ka punuar në shtypshkronja të ndryshme. Ka sjellë ilustrimet e librave si “Mbretëresha e Bletëve ” të vëllezërve Grim, “Arturi dhe Eskaliburi”, “Ditëlindja e vajzës së mbretit”, “Mbretëresha e shpatës”, “Orfeu dhe Euridika”, “Sokrati”. Librat mbi të cilët ka punuar ilustruesi, janë shtypur në më se 10 gjuhë të huaja, ndër të cilat kinezishtja dhe koreanishtja.

СнимкаDeri sot “Liza në Botën e Çudirave” ka shtatë botime në gjuhë të ndryshme. Dhe pitet një botim i ri në Bullgari gjatë muajit maj. Në treg do të nxirret po ashtu botimi i ri i “Lizës në anën tjetër të Pasqyrës”. Ilustruesi bullgar është shpërblyer në shumë konkurse ndërkombëtare në Evropë dhe Amerikë. Jasen Gjuzelevi ka merituar çmimin e Fondacionit Gjerman “Buchkunst” (1997), ka fituar po ashtu medaljen e argjendtë të Asociacionit të Ilustrueseve në Nju-Jork (2004) dhe është shpërblyer me çmimin e shtypshkronjës bullgare “Hr. G. Danov” për ilustrimet në librin “Liza në Botën e Çudirave” (2010).

СнимкаPër mendimin e Krasimir Ilievit, artisti bullgar përkushtohet tërësisht mbi veprat, dhe nuk mendon për hapin e radhës.

“Jasen Gjuzelevi është duke punuar mbi “Dekameronin” dhe është dhënë pas Bokaços, tregon kritiku i artit. – Ka pasur dhe raste kur ai ka punuar paralelisht mbi dy vepra. P.sh., mbi “Lizën në Botën e Çudirave” Jasen Gjuzelevi ka punuar katër vjet të tërë. Ndërkohë, ai ka sjellë dhe ilustrime të tjera. Metoda e tij e krijimtarisë është kjo: përpiqet të shkurtojë rrugën drejt kokës së autorit. E veçanta në lapsin e Jasen Gjuzelevit është se ai gjithmonë është origjinal dhe sjell ilustrime të ndryshme që të mos mërzitet me veten e tij, siç pohon ai”.

Në ekspozitën në Galerinë e Arteve në Sofje mund të shihen ilustrime të artistit, të bëra si për botimet bullgare, ashtu dhe për disa botime të huaja. Vizituesit e ekspozitës do të shohin po ashtu vizatime dhe ilustrime përgatitore, postere dhe letrat e shenjave të horoskopit, të ashtuquajturat letra Taro.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD