Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqëria bullgare është e ndarë rreth festimit të 9 majit

Foto: BGNES

Data 9 maj shkaktoi debate në Bullgari për herë të radhës, duke rikujtuar se madje pas një çerek shekulli të tranzicionit shoqëria bullgare vazhdon të jetë e ndarë sa u përket disa çështjeve të historisë sonë. Me një deklaratë me rastin e përvjetorit të 70-të të kapitullimit të Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe me rastin e Ditës së Evropës, 9 majit, Parlamenti dënoi të gjitha format e ksenofobisë, ekstremizmit, neofashizmit dhe dhunës dhe bëri thirrje për përmbajtjen nga veprimet, që çojnë te vija të reja ndarëse në Evropë. Gjatë debateve u refuzua kërkesa nga socialistët për t’u njohur roli i rezistencës ndaj fashizmit dhe merita e madhe e Bashkimit Sovjetik në shpartallimin e fashizmit të Hitlerit. E Djathta e përkrahu deklaratën, duke e konsideruar si një hap përpara drejt leximit të përbashkët të momenteve më të rënda të historisë. Nuk ka lexim të përbashkët të datës problematike 9 maj edhe në plan ndërkombëtar, kurse në kundërshtimet rreth saj këtë herë pushtetarët bullgarë zunë një pozitë kategorike. Presidenti Rosen Plevneliev iu shmang ftesës për pjesëmarrje në festimet në Moskë me rastin e Ditës së fitores, 9 majit, që të jetë i pranishëm në konferencën kushtuar 70 vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Kërkesës për të komentuar nëse pjesëmarrja në këtë konferencë nuk përbën njëfarë kundërveprimi ndaj festimit të 9 majit në Moskë, kreu i shtetit iu përgjigj duke theksuar se Dita e Evropës nuk është në kundërshtim të nderimit të viktimave dhe të mësimeve të Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht për këtë shkak, vuri në dukje ai, më 9 maj në Bullgari do të ngrihet lart flamuri evropian, por do të vihen gjithashtu 23 urna nga të gjitha betejat e përgjakura, ku kanë marrë pjesë bullgarët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, reaksionet e dhimbshme në Parlament nga ana e forcave, të cilat kritikuan tekstin përfundimtar të deklaratës për 9 majin, dëshmojnë se pavarësisht nga distanca e kohës, çështja vazhdon të jetë problematike në Bullgari dhe ta ndajë shoqërinë, jo kaq dhimbshëm si dikur, por megjithatë e ndan. Deri kur do të vazhdojë e gjithë kjo?

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD
Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola

Parlamenti Evropian konfirmoi kursin e BE-së të 5 viteve të mëparshme

Javën e kaluar, Ursula von der Leyen mori nga Parlamenti Evropian një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian me më shumë vota se mandati i saj i parë. Roberta Metsola u rizgjodh me një shumicë të madhe për 2 vjet e gjysmë në krye të..

botuar më 24-07-24 9.15.MD