Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konkursi ndërkombëtar për pianistë dhe violinistë “Panço Vlladigerov”

Konkursi ndërkombëtar për pianistë dhe violinistë takoi përsëri profesionistë nga mbarë bota në Shumen – qyteti me të cilin është lidhur fëmijëria e hershme e kompozitorit të madh bullgar Panço Vlladigerov. Gara zhvillohet në çdo dy vjet që nga viti 1986. Në fillim konkursi ishte vetëm për pianistët. Pas krijimit të fondacionit “Panço Vlladigerov” në vitin 1993 u përfshi edhe konkursi për violinistët. Kryetari i fondacionit është violinisti dhe pedagogu i njohur prof. Minço Minçev. Ai është gjithashtu kryetari i jurisë, e cila i vlerëson violinistët.

Sivjet ndër kandidatët e rinj kishte përfaqësues të Bullgarisë, Rusisë, Gjeorgjisë, Ukrainës, Japonisë, Tajvanit, madje të Australisë. Konkursi filloi më 29 prill, kurse më 8 dhe 9 maj u shpallën laureatët.

Ja se si duket ngjarja nga këndvështrimi i dy grave të njohura në botën e muzikës klasike, përfaqësuese të jurisë ndërkombëtare – prof. Eliso Virsaladze dhe prof. Stojka Millanova.

Prof. Elisa Virsaladze është pedagoge në Konservatorin e Moskës që nga viti 1967 dhe në Universitetin për Muzikë dhe Art Interpretimi në Munih nga viti 1995. Ja se çfarë tha ajo për Radio Bullgarinë:

“Është mirë se ky konkurs i ka traditat e veta. Mendoj se ai do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen dhe do të arrijë një nivel edhe më të mirë. Kam qenë në Bullgari shumë herë, por kjo është pjesëmarrja ime e parë si anëtare e jurisë ndërkombëtare në Shumen. Jam shumë e lumtur, gjithçka është shumë e bukur. Megjithëse janë relativisht pak, pjesëmarrësit ishin shumë të mirë dhe treguan vetitë e tyre të shkëlqyeshme. Më bënë një përshtypje shumë të mirë muzikantët e rinj nga Bullgaria, Rusia, Ukraina. Mund të them se të gjithë u paraqitën mrekullueshëm. Kuptohet, po njoh shumë pianistë bullgarë. Të gjithë i dinin emrat e Aleksis Vajsenbergut dhe të Jurij Bukovit – ata janë nga brezi më i vjetër. Në shumë konkurse kam dëgjuar Evgeni Bozhanovin – një muzikant i talentuar, i uroj atij shumë suksese. Ndër violinistët nuk mund të mos përmendë Stojka Millanovën dhe Minço Minçevin – interpretues dhe pedagogë të shkëlqyeshëm. Më në fund desha të them se e dua shumë vendin tuaj dhe gjithmonë gëzohem kur të jem këtu.”

Ndër pianistët çmimin e parë e fitoi A In Jun në moshën 19 vjeçe nga Koreja, studente në Konservatorin e Moskës. Në vend të dytë është Stefan Bonev. Ai fitoi gjithashtu dy çmime të posaçme.

Profesoresha Stojka Millanova është interpretuese dhe pedagoge e violës që prej shumë vitesh. Ja se si ajo i përgjithësoi përshtypjet e veta nga konkursi:

“E pranova ftesën për t’u bashkuar me kolegët me një gëzim të madh. I falënderoi organizatorët, kryetarin e bashkisë së qytetit Shumen dhe ekipin e tij. Sivjet në garën e violinistëve kishte pjesëmarrës nga vende të ndryshme – Koreja, Lituania, Japonia, Turqia, Gjeorgjia, Hungaria. Për fat të keq shënuam faktin se mungojnë përfaqësues të Bullgarisë. Shumica e këtyre të rinjve bëjnë studime te profesorë të njohur bullgarë në konservatore dhe universitete të ndryshme në botë dhe tregojnë arritje të mira. Niveli i përgjithshëm ishte shumë i lartë. Një risi në organizatë është përfshirja e dy orkestrave në finale. Violinistët interpretojnë koncerte të Bahut

bashkë me Ansamblin e Dhomës “Solistët e Sofjes” me dirigjent Plamen Xhurov, kurse Filarmonia e Ruses – koncertet më të mëdha solo. Kjo na jep mundësi që të marrim përshtypje të plota. Isha në juri që në edicionin e parë. Atëherë, krahas kryetarit, prof. Minço Minçev, atje ishte pedagogu dhe interpretuesi i madh prof. Ifra Nijman, prof. Dora Ivanova etj. Ndër pjesët e detyrueshme në këtë konkurs janë veprat e kompozitorit bullgar me famë botërore Panço Vlladigerov. I interpretojnë shkëlqyeshëm edhe bullgarët, edhe të huajit. Për fat të mirë gjatë disa dekadave të fundit shumë prej barrierave në art u ngritën. Të rinjtë janë të lirë për të udhëtuar dhe për t’u paraqitur në konkurse të ndryshme në botë. Desha t’u urojë sukses organizatorëve në përgatitjen e edicioneve të ardhshme.”

Juria për interpretimet e violinistëve dorëzoi gjithsej gjashtë çmime. Në vend të parë u klasifikua Kana Egashira nga Japonia.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD