Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1988 – Bullgaria u bë shteti i gjashtë kozmik në botë

БНР Новини
Ekuipazhi i anijes kozmike “Sojuz TM 5” Aleksandër Aleksandrov, Viktor Savinih dhe Anatolij Solovjov.
Foto: arkiv

A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e zbatoi në bordin e Stacionit të Hapësirës “Mir” gjatë kohës së misionit të tij kozmik 10 ditor.

Ja se çfarë kujton kozmonauti: “Një nga eksperimentet më të suksesshme ishte “Son-K”. Objekti i tij ishte gjymi i kozmonautëve dhe mundësia për rigjenerim gjatë kohës së gjumit në Kozmos. Provuam se gjatë kohës së fluturimit në Kozmos ekzistojnë të njëjtat tri faze të gjumit, siç është në Tokë – gjumë të thellë, gjumë të cekët dhe gjumë para zgjimit. Përfundimi ishte se gjatë kohës së fluturimit të gjatë në Kozmos kozmonautët mund të rimëkëmben plotësisht dhe pastaj mund të punojnë normalisht.”

СнимкаMë 7 qershor 1988 në orën 18.03 tërë Bullgaria përjetoi diçka të pabesueshme – anija kozmike “Sojuz TM 5” doli me sukses në hapësirën rreth Tokës me një ekuipazh prej tri vetave: kozmonauti-studiues bullgar Aleksandër Aleksandrov, komandanti i fluturimit Anatolij Solovjov dhe inxhinieri Viktor Savinih. Këtë herë, ndyshe nga fluturimi i parë dramatik në Kozmos i bullgarit Georgi Ivanov, misioni i Aleksandër Aleksandrovit ishte krejt i suksesshëm. Këto janë fjalët astronautit të lindur në qytetin Omurtag (Bullgari Veriore) disa minuta para fluturimit:

Krenohem me këtë se atdheu im, bashkë me shtetet socialiste merr pjesë në zbatimin e këtij programi për studimin e hapësirës kozmike për qëllime paqësore. Për herë të dytë një shtetas i Republikës Popullore e Bullgarisë do të marrë pjesë në një fluturim të përbashkët me kozmonautët sovjetikë, në një mision i cili është simbol i miqësisë së përjetshme dhe të pathyeshme bullgaro-sovjetike. Fluturimin tim në Kozmos ia kushtoj përvjetorit të 110-të të Çlirimit të Bullgarisë nga pushteti osman dhe përvjetorit të 44-të të fitores së revolucionit socialist në shtetin tonë.”

Më 9 qershor 1988 anija arriti stacionin kozmik të hapësirës “Mir”, ku Aleksandër Aleksandrovi kreu të gjitha 56 eksperimentet e planifikuara me 9 pajisje të posaçme – të gjithat të përpunuara nga shkencëtarë dhe specialistë bullgarë në kuadrin e programit “Shipka”.

“Në bazë të fluturimit ishte programi shkencor “Shipka”, i cili përfshinte eksperimente të ndryshme në fushat e fizikës kozmike, të mjekësisë dhe biologjisë kozmike dhe të teknologjive të ndryshme. Pajisjet ishin automatizuara dhe kjo lejonte që të zhvillonin eksperimente në kohë reale. Kishim mundësi të përsërisnim eksperimentet deri sa të arrinim parametrat e kërkuara dhe të zbatonim aq shumë eksperimente vetëm për 10 ditë. Kështu Bullgaria u bë një nga shtetet prijëse kozmike në botë – atëherë ishim në vend të shtatë ndër shtetet që zhvillonin studime kozmike.”

Më 17 qershor 1988 në orën 14,20 anija me tre kozmonautët zbriti me sukses në Kazakistanin Verior.

СнимкаDuke shikuar nga distanca e kohës, mund të thuhet se fluturimi i dytë i një bullgari në Kozmos nuk ishte fryt falës i miqësisë bullgaro-sovjetike, por ishte në bazë të kompensimeve. D.m.th. aparatura e krijuar në Bullgari pas përfundimit të misionit mbeti në dispozicion të palës sovjetike. Një prej pajisjeve – dozimetri “Ljulin” edhe sot punon në hapësirë rreth Tokës, në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Kozmik.

Pjesëmarrja bullgare në këtë fluturim pati edhe çmimin e saj konkret – rreth 7 miliona leva. Shumë nga rezultatet e këtij programi kozmik po përdoren në Tokë. Për shembull pajisja “Pleven 87” edhe sot përdoret për përcaktimin e shpejtësisë së reagimeve të pilotëve, shoferëve dhe operatorëve në Centralin Bërthamor.

Fluturimi i anijes “Sojuz TM-5”, arritja e stacionit, eksperimentet në Kozmos dhe kthimi në Tokë – gjithçka kaloi siç ka qenë planifikuar. Bullgaria ishte në apogjeun e lavdisë së vetë kozmike. Fluturimi i Aleksandër Aleksandrovit është kulmi i fundit mbresëlënës i shtetit tonë para ndryshimeve të vitit 1989.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2012 – Aleksis Vajsenberg: “Çdo gjë është tingull”

“Ai ishte pianisti më i bukur në kohën, në të cilën jetonte. Një burrë elegant, krenar dhe i paarritshëm, i lindur sikur me frak në vitin 1929 në Sofje.” Kështu gazeta gjermane “Di Vellt” përshkruan pianisti i talentuar bullgar Aleksis Vajsenberg. Ai..

botuar më 15-12-05 11.20.PD

Viti 2011 – Artisti i paharrueshëm Vellko Kënev

“Jam i bindur, se edhe shkrimtari i talentuar Stanisllav Stratiev, i cili posaçërisht   për Vellko Kënevin e krijoi rolin në filmin emblematik “Orkestra pa emër”, vështirë do të gjejë fjalë qetësuese, në se do të ishte tek ne. Vellko Kënevi ishte një..

botuar më 15-11-28 9.35.PD

Viti 2010 – Kristalina Georgieva: “Është me rëndësi të dimë, se jemi barabartë me të gjithë në Evropë”

“Atë që ndodh në botë, na prek. Dhe sa më shumë i mbyllim sytë, sa më shumë përqendrohemi në problemet tona të brendshme, sa më shumë e kufizojmë horizontin tonë, aq më pak adekuat bëhemi në marrjen e vendimeve brenda në vend. Prandaj mund të them, se..

botuar më 15-11-21 12.10.MD