Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Twisted sister”, “Within temptation” dhe “Kamelot” – yjet në Kavarna rok 2015

БНР Новини
Foto: Kavarna Rock Fest

Tre mbrëmje të shkëlqyera (26-28 qershor) me disa nga rok dhe metal bandat më të mira nga skena botërore premton edicioni i dhjetë i “Kavarna rok fest”. Duke pasur parasysh se cilët janë hedllajnerët e sivjetshëm “Twisted sister” dhe “Within temptation”, mund të jemi të sigurt, se festivali do të mbahet mend për një kohë të gjatë.

“Do të ketë edhe shumë surpriza të tjera – premton kryetari i bashkisë i qytetit Kavarna Conko Conev. – Shpresoj që Michael Kiske dhe Kai Hansen ish anëtarët e grupit gjerman “Helloween” të bëjnë një shou me grupin e tyre “Unisonic”.

Fansat në Bullgari do të kenë shansin unikal të marrin pjesë në një premierë botërore. Ata do të dëgjojnë këngë nga disku i ri i “Kamelotit”. Hollësira mësojmë nga Conko Conevi: “Ai shënon shitje mjaft të mira. U ngjit shumë shpejt në klasifikimin e revistës amerikane për muzikë “Billbord”. Do të dëgjojmë dhe shumë nga këngët e tyre të njohura të vjetra. Grupi për herë të dytë vjen tek ne –gjatë vitit 2012 përsëri ishte në skenën e “Kavarna rok”. Kanë një bazë serioze fansash këtu, që i pret me padurim. Kemi planifikuar edhe një befasi tjetër për fansat e metëlit simfonik me vokale grash – holandezët “Delain” do të hapin festivalin ditën e shtunë.”


Vizita e bashkatdhetarëve të tyre nga “Within temptation” në Kavarna është një pjesë nga turneu i tyre botëror. Dallohet me një prezantim të shkëlqyer nga ana e multimediale. Pas Kavarnës grupi drejtohet drejt “Wacken” në Gjermani dhe “Uembli Arena” – në Britaninë e Madhe. Presim shou me efekte të shkëlqyera nga “Within temptation” të denjë për rok dhe metal festivalet më të mëdha. I madh është interesi dhe ndaj koncertit të legjendave “Twisted sister” më 28 qershor. “Siç këndohej “përsëri do të takohemi pas 10 vjetëve” – e njëjta gjë ngjau dhe këtu – bën shaka Conko Conev. Grupi mori pjesë në edicionin e parë të festivalit dhe tani kthehet në skenën e tij.”Mes aksentëve në programin e festivalit është konkursi “Jagermeister Battle of the bands”. Deri në finalin e tij arritën tri grupe bullgare, tri rumune, greke dhe ruse. Mes tyre janë grupi nga Sofja “Full circle”. Fituesi do të jetë në fillim të koncertit të “Twisted sister”. Përveç kësaj grupi do të fitojë mundësinë të punojë në një studio profesionale incizuese. Fituesi i dytë do të hapë mbrëmjen më 27 qershor dhe do të fitojë një dekoratë materiale nga festivali. Për herë të parë ”Kavarna rok fest” do të tregojë se, kauzat bamirëse nuk u janë të huaja fansave të muzikës së “rëndë”.

“Ditën e premte do të zhvillojmë iniciativë nën titullin “Roku u ndihmon fëmijëve të sëmurë” – tregon kryetari i bashkisë. –Bashkërisht me qendrën e gjakut të qytetit Varna do të zhvillojmë një aksion për dhurim të gjakut për fëmijët nga krahinat Dobriç dhe Varna, të cilët kanë nevojë për gjak çdo muaj. Të gjithë të cilët kanë dëshirë mund të dhurojnë. Pas kësaj do të luhet një loto dhe 20 nga dhuruesit e gjakut do të marrin ftesa falas për festivalin.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD