Në fund të majit Toka e Lindjes së Diellit priti Korin e Djemve të Sofjes dhe dirigjenten e tyre profesoresha Adriana Bllagoeva. Grupi zhvilloi 8 koncerte të mëdha dhe disa koncerte më të shkurtra në qytetet Osaka, Fukushima, Tokio e të tjera.
“Kori i Djemve të Sofjes u nis për në Japoni pas një konkursi. Ishim zgjedhur mes 11 grupeve korale. Etapa e parë u zhvillua pas vlerësimit të incizimeve të bëra, kurse e dyta – përmes një interpretimi aty për aty përpara jurisë japoneze. Në fillim ideja qe të prezantohet një muzikë kishtare sllave. Në procesin e përgatitjes organizatorët japonezë deshën të interpretojmë një repertor shumë më të gjerë. Prandaj programi ynë ishte ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë përfshinte krijime të kompozitorëve bullgarë. Në pjesën e dytë interpretuam muzikë nga epokat e ndryshme, përfshi dhe kishtare sllave. Turneu vazhdoi pak më shumë se dy javë. Pjesa më e madhe e shfaqjeve tona ishte në sallat e mëdha të koncerteve. Kishim dhe koncerte më të vogla në katedrale dhe kisha, gjatë kohës së shërbesave kishtare.
Shumë e rëndësishme për ne ishte përkrahja e ambasadorit të Bullgarisë në Japoni, z. Georgi Vasilev i cili vizitoi tri nga koncertet tona. Përveç kësaj në fund të udhëtimit tonë, zoti Vasilev organizoi një festë shumë të madhe në rezidencën e Bullgarisë në Tokio për grupin tonë dhe për të gjithë organizatorët e koncerteve tona në qytetet e ndryshme.”
Një nga përjetimet më interesante për fëmijët është koncerti i tyre në Todajxhi – kisha më e madhe lindore. Ajo është shumë e rëndësishme për japonezët, sqaron profesoresha Adriana Bllagoeva. E quajnë Kisha e Madhe e Lindjes. Aty grupi ka fituar leje të interpretojë një program të shkurtër. Për turneun djemtë kanë mësuar katër këngë japoneze. Kurse grupet japoneze të cilat i kanë pritur në qytetet e ndryshme, kanë përgatitur nga një këngë bullgare.
“Do të doja të përmend koncertin tonë të vogël në të hapur, në afërsi të “Disnilendit” të Tokios. Pas kësaj në shenjë të mirënjohjes organizatorët u dhuruan fëmijëve tanë bileta për këtë vend tepër të bukur. Djemtë e vizituan parkun zbavitës.”
Kori i djemve të Sofjes është i pritur me një interes të madh edhe nga mediet japoneze. “Me ngrohtësi dhe dashuri sukseset e njerëzve u pasqyruan me hollësi në gazetat dhe në televizion” – shton profesoresha Bllagoeva. Gjatë muajit korrik djemtë kanë akoma disa koncerte tek ne. Do të kenë dhe një pjesëmarrje në festivalin koral në Turqi. Kurse pas kësaj vijnë pushimet e shumëpritura verore.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga Kori i Djemve të Sofjes
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..