Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali veror operistik “Skena e shekujve – 2015”

БНР Новини
Foto: Bulfoto

“Skena e shekujve” – festivali i frymëzuar nga e kaluara historike heroike e vendit tonë, përsëri do t’i gëzojë adhuruesit e tij me vepra të zgjedhura. Ky edicion është i posaçëm, sepse mbushen 30 vjeç nga shfaqja e parë e Operës dhe Baletit të Sofjes në kodrën “Carevec”, në qytetin Veliko Tërnovo. Që atëherë deri më sot dekori natyror i mureve rrethuese mesjetare të kalasë kthehen në skenë të përhershme për spektaklet. Pas një ndërprerje 21 vjeçare forumi ishte rivendosur në vitin 2008 ne lidhje me përvjetorin një shekullor të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë.

“Skena e shekujve” sivjet ofron  në dy mbrëmje me radhë – 24 dhe 25 korrik, operën e parë të Maestro Georgi Atanasovit “Borisllav”. E krijuar në vitin 1911 në bazë të dramës së Ivan Vazovit ajo mbeti në kronikat kulturore si opera e parë historike bullgare. Kryevepra e klasikes ruse – opera “Boris Godunov” nga Modest Musorgski do të shfaqet më 31 korrik dhe më 1 gusht. Surpriza që regjisori akad. Pllamen Kartallov ka përgatitur për publikun, është në final – në vend të skenës me vdekjen e sundimtarit rus, shfaqja përfundon me një parakalim në katedralen “Vasilij Blazheni”. Premiera e saj ishte gjatë verës së shkuar dhe kaloi me sukses të madh para katedrales “Aleksandër Nevski” në Sofje.

Boris Spasov, i cili do të dirigjojë “Boris Godunov”-in” në ditët e festivalit na tregon për rolin e festivalit në jetën kulturore të bullgarit dhe për kontributin e akad. Pllamen Kartallovit.

“Ai është një dramaturg dhe regjisor  i jashtëzakonshëm operistik. Ka bërë një shfaqje shumë të mirë me dekore të mira – p.sh. mështeknat e  vyshkur në skenë simbolizojnë gjendjen sociale të popullit, i cili është personazhi kryesor b ashkë me Boris Godunovin në këtë dramë monumentale. Festivali “Skena e shekujve” është pjesë e pandashme e politikës kulturore të Bullgarisë. Në edicionin tij të parë ishte vënë në skenë opera “Ivajllo”, dirigjent i së cilës ishte vetë kompozitori Marin Golleminov dhe me regji të Pllamen Kartallovit. Ai ka meritë të madhe për zhvillimin e këtij festivalit. Vetë forumi është i njohur edhe në vende të tjera, çdo vit e frekuentojnë shumë të huaj.”

Është interesante se opera “Boris Godunov” ka disa orkestrime. Pasi Musorgski e ka shkruar, ai brenda disa muajve ka përfunduar orkestrimin e saj. Më vonë bëhet i njohur një përpunim shumë i çmueshëm i Nikiollaj Rismki-Korsakovit. Në këtë variant opera është shfaqur dhjetëra vite me radhë në Rusi dhe në botë. Dmitrij Shostakoviç po kështu është ndër emrat e mëdhenj që kanë punuar mbi këtë kryevepër. Spektakli i Pllamen Kartallovit është nën redaktimin e dirigjentit David Lloyd-Jones.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – kështu titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD