“Skena e shekujve” – festivali i frymëzuar nga e kaluara historike heroike e vendit tonë, përsëri do t’i gëzojë adhuruesit e tij me vepra të zgjedhura. Ky edicion është i posaçëm, sepse mbushen 30 vjeç nga shfaqja e parë e Operës dhe Baletit të Sofjes në kodrën “Carevec”, në qytetin Veliko Tërnovo. Që atëherë deri më sot dekori natyror i mureve rrethuese mesjetare të kalasë kthehen në skenë të përhershme për spektaklet. Pas një ndërprerje 21 vjeçare forumi ishte rivendosur në vitin 2008 ne lidhje me përvjetorin një shekullor të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë.
“Skena e shekujve” sivjet ofron në dy mbrëmje me radhë – 24 dhe 25 korrik, operën e parë të Maestro Georgi Atanasovit “Borisllav”. E krijuar në vitin 1911 në bazë të dramës së Ivan Vazovit ajo mbeti në kronikat kulturore si opera e parë historike bullgare. Kryevepra e klasikes ruse – opera “Boris Godunov” nga Modest Musorgski do të shfaqet më 31 korrik dhe më 1 gusht. Surpriza që regjisori akad. Pllamen Kartallov ka përgatitur për publikun, është në final – në vend të skenës me vdekjen e sundimtarit rus, shfaqja përfundon me një parakalim në katedralen “Vasilij Blazheni”. Premiera e saj ishte gjatë verës së shkuar dhe kaloi me sukses të madh para katedrales “Aleksandër Nevski” në Sofje.
“Ai është një dramaturg dhe regjisor i jashtëzakonshëm operistik. Ka bërë një shfaqje shumë të mirë me dekore të mira – p.sh. mështeknat e vyshkur në skenë simbolizojnë gjendjen sociale të popullit, i cili është personazhi kryesor b ashkë me Boris Godunovin në këtë dramë monumentale. Festivali “Skena e shekujve” është pjesë e pandashme e politikës kulturore të Bullgarisë. Në edicionin tij të parë ishte vënë në skenë opera “Ivajllo”, dirigjent i së cilës ishte vetë kompozitori Marin Golleminov dhe me regji të Pllamen Kartallovit. Ai ka meritë të madhe për zhvillimin e këtij festivalit. Vetë forumi është i njohur edhe në vende të tjera, çdo vit e frekuentojnë shumë të huaj.”
Është interesante se opera “Boris Godunov” ka disa orkestrime. Pasi Musorgski e ka shkruar, ai brenda disa muajve ka përfunduar orkestrimin e saj. Më vonë bëhet i njohur një përpunim shumë i çmueshëm i Nikiollaj Rismki-Korsakovit. Në këtë variant opera është shfaqur dhjetëra vite me radhë në Rusi dhe në botë. Dmitrij Shostakoviç po kështu është ndër emrat e mëdhenj që kanë punuar mbi këtë kryevepër. Spektakli i Pllamen Kartallovit është nën redaktimin e dirigjentit David Lloyd-Jones.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..