Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa Vendore “Nabora”, Festivali i Gajdeve dhe Festivali i Vogël Folklorik në fshatin Ravnogor

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Sipas traditës në fund të korrikut fshati i malit Rodopa Ravnogor, në afërsi të qytetit Bracigovo, është mikpritës i disa festave – “Nabora” ose “Rekruti”, një Festival i Vogël Folklorik, ndërsa që nga viti i kaluar i Festivalit të Gajdeve. Të gjitha ato festa janë të shoqëruara me valle dhe me muzikë popullore. Ato tërheqin shumë adhurues bullgarë dhe të huaj të folklorit. “Rekruti” është një traditë interesante vendore, që praktikohet aty më se 100 vjet. Ai iu kushtohet djemve, që kanë mbushur 18 vjet. Në të kaluarën të rinjtë e fshatit bashkë organizoheshin mbrëmjet e lamtumirës, para se të shkojnë rekrutë gjatë vjeshtës. Tek ne që prej vitesh u hoq shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Megjithatë në fshatin Ravnogor vazhdojnë ato mbrëmje rinore. Për këtë aktivitet Bashkia e Fshatit siguron një flamur special të qëndisur për rastin dhe trengjyrëshin kombëtar bullgar. Djemtë e veshur me këmisha të bardha hedhin një valle të madhe, në të cilën kërcejnë të gjithë banorët e fshatit dhe miqtë e ardhur nga afër dhe nga larg.

Vitin e dytë me radhë organizohet edhe Festivali i Gajdeve, në të cilin mjeshtër gajdexhinj konkurrohen midis njeri tjetrit, kush është më i miri. Ky festival mbahet nën kujdestarinë e këngëtares së madhe nga mali Rodopa Valja Ballkanska dhe me pjesëmarrjen dhe përkrahjen aktive të gajdexhiut Petër Janev, i cili i shoqëron interpretimet e kësaj këngëtare të madhe bullgare. Ai është edhe ndër organizatorët e bashkuar në Fondacionin “Festivali i Gajdeve – Ravnogor”. Njeri prej nismëtarëve të kësaj veprimtarie është Nina Grënçarova – një bullgare, e cila që prej vitesh jeton në Suedi bashkë me bashkëshortin – specialist të muzikës etno dhe admirues të madh të folklorit bullgar. Për nga prejardhja Djord është hungarez, i bie kaba-gajdes dhe merr pjesë në tubime të ndryshme bullgare. Nina e cakton veten si vullnetare në organizimin e festivalit:

“Ditën e premte dhe të shtune, më 24 dhe 25 korrik – rrëfen ajo. – Në fshatin Ravnogor do të tingëllojë vetëm muzikë popullore nga krahina e Rodopeve në Festivalin “Rekruti”. Ato dy ditë hiqen valle të mëdha dhe të gjithë kërcejnë në to. Kjo është një festë magjepsëse. Ditën e Shtune është Festivali i Gajdeve në rajonin përreth kishës së vogël “Shën Ilija”. Kushti i vetëm për pjesëmarrje është që gajdexhinjtë t’i bien kaba gajdes së Rodopeve. Vijnë ekzekutues nga tërë krahina folklorike. Ditën e diele më 26 korrik është koncerti i të dekoruarve. Zakonisht ai organizohet në qendrën e fshatit. Po atë ditë është edhe Festivali, të cilin e organizojmë bashkë me bashkëshortin herën e tretë me radhë. E quajtëm “Festival i Vogël i Miqësisë”. Në të përfshihen shumë të huajë adhurues të folklorit bullgar, si dhe të gjitha grupet vendore, që shfaqin dëshirë të bëhen pjesë e kësaj feste. Një përparësi kanë fëmijët. Sivjet parashikojmë, që festivali të hapet me një interpretim të një vashe 8-vjeçare, mbesa e një këngëtare nga fshati Ravnogor. Stërgjyshja e kësaj vajze Marija Madarova na ka zbuluar afro 20 kryevepra të folklorit bullgar. Këtu është vendi të them, se bashkë me bashkëshortin prej vitesh mbledhim folklorin vendor. Udhëtojmë me po këtë qëllim edhe në Hungari dhe Rumani. Të gjitha materialet e grumbulluara i botojmë në sajtin tonë. Kështu mendojmë, se më shumë adhurues të folklorit autentik do të kenë qasje me këngët popullore, me meloditë dhe vallet. Tani në Ravnogor ka një grup nga Suedia. Ata janë njerëz adhurues të muzikës popullore bullgare. Në Stokholm kemi një Shoqatë Kulturore Bullgare dhe pranë saj ka dhe një grup valltarësh, një shkollë të së dielës dhe një formacion të vogël këngëtarësh. Unë e udhëheq të gjitha ato veprimtari. Me vajzat dëgjojmë këngët, të cilat i mbledhim gjatë verës kryesisht në fshatin Ravnogor. Pas kësaj mësojmë këngët, të cilat na pëlqejnë më shumë. Marrim pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Shoqata Kulturore Bullgare dhe nga Ambasada e Bullgarisë. Gjatë verës ftojmë miqtë tanë suedezë të vijnë të pushojnë me familjet në Bullgari. Vijnë dhe shumë bullgarë me banim jashtë shtetit. Ata dëshirojnë, që fëmijët e tyre të njihen me Bullgarinë, të zbulojnë natyrën e egër dhe folklorin unik. Dhe mendoj, se fshati Ravnogor është një vend shumë i përshtatshëm për këtë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i nëntë "Opera në maja" në Bellogradçik do të nderojë Giacomo Puccini

Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...

botuar më 24-08-02 6.05.PD

Big Bendi i BNR-së dhe këngëtarët Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova hapin festivalin ndërkombëtar të xhazit në Borovec

Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..

botuar më 24-08-01 6.15.PD

Muzika dhe artet takohen nën yjet në rajonin e qytetit malor Trojan

Për të gjashtin vit radhazi, fshati malor Debnevo në rajonin e qytetit Trojan po pret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Artit Jam on the River. Veprimtaria, e cila mbledh shumë muzikantë të huaj dhe vendas, mbahet nga data 31 korrik deri më 3..

botuar më 24-07-31 2.15.MD