Sipas traditës në fund të korrikut fshati i malit Rodopa Ravnogor, në afërsi të qytetit Bracigovo, është mikpritës i disa festave – “Nabora” ose “Rekruti”, një Festival i Vogël Folklorik, ndërsa që nga viti i kaluar i Festivalit të Gajdeve. Të gjitha ato festa janë të shoqëruara me valle dhe me muzikë popullore. Ato tërheqin shumë adhurues bullgarë dhe të huaj të folklorit. “Rekruti” është një traditë interesante vendore, që praktikohet aty më se 100 vjet. Ai iu kushtohet djemve, që kanë mbushur 18 vjet. Në të kaluarën të rinjtë e fshatit bashkë organizoheshin mbrëmjet e lamtumirës, para se të shkojnë rekrutë gjatë vjeshtës. Tek ne që prej vitesh u hoq shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Megjithatë në fshatin Ravnogor vazhdojnë ato mbrëmje rinore. Për këtë aktivitet Bashkia e Fshatit siguron një flamur special të qëndisur për rastin dhe trengjyrëshin kombëtar bullgar. Djemtë e veshur me këmisha të bardha hedhin një valle të madhe, në të cilën kërcejnë të gjithë banorët e fshatit dhe miqtë e ardhur nga afër dhe nga larg.
“Ditën e premte dhe të shtune, më 24 dhe 25 korrik – rrëfen ajo. – Në fshatin Ravnogor do të tingëllojë vetëm muzikë popullore nga krahina e Rodopeve në Festivalin “Rekruti”. Ato dy ditë hiqen valle të mëdha dhe të gjithë kërcejnë në to. Kjo është një festë magjepsëse. Ditën e Shtune është Festivali i Gajdeve në rajonin përreth kishës së vogël “Shën Ilija”. Kushti i vetëm për pjesëmarrje është që gajdexhinjtë t’i bien kaba gajdes së Rodopeve. Vijnë ekzekutues nga tërë krahina folklorike. Ditën e diele më 26 korrik është koncerti i të dekoruarve. Zakonisht ai organizohet në qendrën e fshatit. Po atë ditë është edhe Festivali, të cilin e organizojmë bashkë me bashkëshortin herën e tretë me radhë. E quajtëm “Festival i Vogël i Miqësisë”. Në të përfshihen shumë të huajë adhurues të folklorit bullgar, si dhe të gjitha grupet vendore, që shfaqin dëshirë të bëhen pjesë e kësaj feste. Një përparësi kanë fëmijët. Sivjet parashikojmë, që festivali të hapet me një interpretim të një vashe 8-vjeçare, mbesa e një këngëtare nga fshati Ravnogor. Stërgjyshja e kësaj vajze Marija Madarova na ka zbuluar afro 20 kryevepra të folklorit bullgar. Këtu është vendi të them, se bashkë me bashkëshortin prej vitesh mbledhim folklorin vendor. Udhëtojmë me po këtë qëllim edhe në Hungari dhe Rumani. Të gjitha materialet e grumbulluara i botojmë në sajtin tonë. Kështu mendojmë, se më shumë adhurues të folklorit autentik do të kenë qasje me këngët popullore, me meloditë dhe vallet. Tani në Ravnogor ka një grup nga Suedia. Ata janë njerëz adhurues të muzikës popullore bullgare. Në Stokholm kemi një Shoqatë Kulturore Bullgare dhe pranë saj ka dhe një grup valltarësh, një shkollë të së dielës dhe një formacion të vogël këngëtarësh. Unë e udhëheq të gjitha ato veprimtari. Me vajzat dëgjojmë këngët, të cilat i mbledhim gjatë verës kryesisht në fshatin Ravnogor. Pas kësaj mësojmë këngët, të cilat na pëlqejnë më shumë. Marrim pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Shoqata Kulturore Bullgare dhe nga Ambasada e Bullgarisë. Gjatë verës ftojmë miqtë tanë suedezë të vijnë të pushojnë me familjet në Bullgari. Vijnë dhe shumë bullgarë me banim jashtë shtetit. Ata dëshirojnë, që fëmijët e tyre të njihen me Bullgarinë, të zbulojnë natyrën e egër dhe folklorin unik. Dhe mendoj, se fshati Ravnogor është një vend shumë i përshtatshëm për këtë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të..