Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivajllo Krinçev – dirigjenti i ri i Teatrit Operistik Shtetëror të qytetit Stara Zagora

БНР Новини
Foto: operasz.bg

Që nga korriku Teatri Operistik Shtetëror i qytetit Stara Zagora është me dirigjent të ri. Pavarësisht nga gëzimi i lidhur me emërimin, muzikanti kupton se para tij ka shumë sfida:

“Para nesh kemi një rrugë të gjatë. Ekipi i teatrit tonë operistik është me tradita të forta, por ka nevojë edhe për më shumë mjete, edhe për njerëz. Jam shumë i lumtur se këtë sezon vumë në skenën e hapur veprën “Karmen” të Zhorzh Bize. Kjo u bë në kuadrin e festivalit “Avgusta Trajana”. Duket se publiku i qytetit Stara Zagora e do teatrin e vet operistik dhe ka një qëndrim të posaçëm ndaj tij. Në koncertin tonë jubilar me rast të përvjetorit të 90-të tonë shikova një publik të gjerë, i cili interesohet për artin tonë.”

Ivajllo Krinçevi ka mbaruar Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladierov” në degën “Dirigjim koral” në klasën e profesoreshës Lilija Gjuleva e pastaj në degën “Dirigjim simfonik dhe operistik”. Ka marrë pjesë edhe në disa klasa mjeshtri në Snakt Peterburg dhe në Vjenë. Ja se çfarë tregoi Ivajllo Krinçevi për interesin e tij ndaj profesionit të dirigjentit: “Një rol prijës luajti njohja ime me Dimitër Manollov, i cili për fat të keq nderoi jetën. Në kohën, kur u takova me të, ai ishte dirigjent i përgjithshëm i Teatrit Operistik të Sofjes. Vetëm një vit më vonë, ai u bë drejtor i Filarmonisë së qytetit të Plovdivit. Nga ai mësova se çdo një muzikant i mirë mund të drejtojë orkestër, por po të dua të bëhem dirigjent i nivelit të lart duhet të kuptoj filozofinë e profesionit.”







Si dirigjent i ri Ivajllo Krinçevi grumbulloi përvojë në Operën dhe Filarmoninë e qytetit të Burgasit dhe në vitet 1996-1999 ishte drejtor i Teatrit Operistik të qytetit bregdetar. Nën udhëheqjen e tij atje për herë të parë ishin vënë në skenë operat “Don Huan” të Volfgang Amadeus Mocartit dhe “Norma” të Vinçenco Belinit. Pastaj ai punoi si drejtor artistik dhe dirigjent në agjencinë e producentit “Eurostage” në Amsterdam, Holandë, me të cilën bëri shumë spektakle në Evropë. Paralelisht ishte profesor në degët “Këndim operistik me dirigjent” dhe “Dirigjim operistik dhe simfonik”. Që nga viti 2005 është docent.

Emri i Ivajllo Krinçevit është i njohur edhe në Korenë Jugore, ku ai ka klasa mjeshtri të dirigjimit dhe të interpretimit operistik në universitete të ndryshme, është dirigjent-mysafir në orkestra të ndryshme simfonike dhe të dhomës.

Gjatë shtatorit fillon sezoni i ri i Teatrit Operistik Shtetëror të qytetit Stara Zagora. Ivajllo Krinçevi tregoi për disa nga planet për të:

“Gjatë muajve maj dhe qershor, kur unë nuk isha në këtë post, ne punonim mbi planin e miratuar nga drejtoria e mëparshme. Në stinën e ardhshme planifikojmë shfaqe të reja. Ndër aksentët është hapja e skenës alternative dhome në ndërtesën e Teatrit të Kukullave. Përveç kësaj po përgatitemi për operën “Luçia di Lamermur” të Gaetano Donicetit – një titull që në vazhdim të shumë viteve mungonte në afishet e Teatrit Operistik të qytetit Stara Zagora.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi debutues “Nostalgji” i grupit “Tеrpentina”

Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë me tekst dhe muzikë të solistit të formacionit - aktori i njohur Ivan Jurukov, aranzhimi është i të..

botuar më 24-07-23 8.15.PD

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD