Që nga korriku Teatri Operistik Shtetëror i qytetit Stara Zagora është me dirigjent të ri. Pavarësisht nga gëzimi i lidhur me emërimin, muzikanti kupton se para tij ka shumë sfida:
“Para nesh kemi një rrugë të gjatë. Ekipi i teatrit tonë operistik është me tradita të forta, por ka nevojë edhe për më shumë mjete, edhe për njerëz. Jam shumë i lumtur se këtë sezon vumë në skenën e hapur veprën “Karmen” të Zhorzh Bize. Kjo u bë në kuadrin e festivalit “Avgusta Trajana”. Duket se publiku i qytetit Stara Zagora e do teatrin e vet operistik dhe ka një qëndrim të posaçëm ndaj tij. Në koncertin tonë jubilar me rast të përvjetorit të 90-të tonë shikova një publik të gjerë, i cili interesohet për artin tonë.”
Ivajllo Krinçevi ka mbaruar Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladierov” në degën “Dirigjim koral” në klasën e profesoreshës Lilija Gjuleva e pastaj në degën “Dirigjim simfonik dhe operistik”. Ka marrë pjesë edhe në disa klasa mjeshtri në Snakt Peterburg dhe në Vjenë. Ja se çfarë tregoi Ivajllo Krinçevi për interesin e tij ndaj profesionit të dirigjentit: “Një rol prijës luajti njohja ime me Dimitër Manollov, i cili për fat të keq nderoi jetën. Në kohën, kur u takova me të, ai ishte dirigjent i përgjithshëm i Teatrit Operistik të Sofjes. Vetëm një vit më vonë, ai u bë drejtor i Filarmonisë së qytetit të Plovdivit. Nga ai mësova se çdo një muzikant i mirë mund të drejtojë orkestër, por po të dua të bëhem dirigjent i nivelit të lart duhet të kuptoj filozofinë e profesionit.”
Emri i Ivajllo Krinçevit është i njohur edhe në Korenë Jugore, ku ai ka klasa mjeshtri të dirigjimit dhe të interpretimit operistik në universitete të ndryshme, është dirigjent-mysafir në orkestra të ndryshme simfonike dhe të dhomës.
Gjatë shtatorit fillon sezoni i ri i Teatrit Operistik Shtetëror të qytetit Stara Zagora. Ivajllo Krinçevi tregoi për disa nga planet për të:
“Gjatë muajve maj dhe qershor, kur unë nuk isha në këtë post, ne punonim mbi planin e miratuar nga drejtoria e mëparshme. Në stinën e ardhshme planifikojmë shfaqe të reja. Ndër aksentët është hapja e skenës alternative dhome në ndërtesën e Teatrit të Kukullave. Përveç kësaj po përgatitemi për operën “Luçia di Lamermur” të Gaetano Donicetit – një titull që në vazhdim të shumë viteve mungonte në afishet e Teatrit Operistik të qytetit Stara Zagora.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..
Në mes të verës së nxehtë, Ljubo Kirov nuk ndalet së krijuari. Menjëherë pas premierës së albumit të tij "Zemra e re" dhe shfaqjes së koncertit të tij në platformën HBO Max, këngëtari nisi turneun e tij kombëtar nën moton “Zemra e re 2024”. Këngëtari..
Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi, lumturia... "Miq" është një nga hitet e para të formacionit vokal Tonika SV - u zgjodh si kënga e..