Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansambli “Trakia” – “Takimi i brezave”

БНР Новини
Foto: trakia-ensemble.org

Më 2 gusht Teatri Antik në Plovdiv do të takojë artistë të tanishëm dhe ish artistë, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në ansamblin “Trakia”. Pritet që të jenë të pranishëm edhe qindra miq dhe adhurues besnikë të ansamblit, të cilët do të mbërrijnë nga pika të ndryshme të tërë botës. Koncerti titullohet “Takimi i brezave”.








Një pjesë e konsiderueshme e artistëve në “Trakia” janë studentë në Akademinë për Artin Muzikor, Koreografik dhe Artistik në Plovdiv. Fillimi u vu në vitin 1974. Në të njëjtën kohë u themelua Katedra e Koreografisë dhe e Folklorit Muzikor në Akademi. Ideja është që interpretuesit e rinj të marrin dituri teorike në akademi, të cilat t’i aplikojnë në praktikë edhe në ansambël. Kontributin më të madh për krijimin e repertorit dhe për imazhin artistik të ansamblit e ka prof. Kirill Xhenev – një prej koreografëve më të mëdhenj bullgarë, shkencëtar dhe pedagog me autoritet të madh. Ai ka krijuar mbi 100 pjesë koreografike, të cilat edhe deri më sot e kësaj dite vazhdimisht vihen në skenë. Këngët, të cilat i interpreton kori janë orkestrime të reja origjinale të kompozitorëve të njohur – Stefan Mutafçiev, Krasimir Kjrukçijski, Nikollaj Kaufman, Ivan Spasov etj.

Pavarësisht nga emri i vet Ansambli “Trakia” paraqet muzikë dhe valle nga të gjitha fushat folklorike të Bullgarisë. Ai ka pasur pjesëmarrje në më shumë se 50 vende – Franca, Belgjika, Gjermania, Japonia, India, Meksika... Që nga viti 1997 udhëheqëse kryesore artistike është prof. Daniella Xheneva, bija e themeluesit, valltarit dhe koreografit në ansamblin “Trakia” që nga viti 1978. Nga ajo mësuam më shumë hollësi për koncertin e ardhshëm:

Снимка“Morëm vendim që të festojmë rreth datës 5 shtator. Atëherë u zhvillua premiera e parë në historinë e ansamblit para katër dekadash në vitin 1975. Shpresojmë se me të vërtetë ky do të jetë një takim i brezave. Shumë prej kolegëve tanë janë shpërndarë në disa kontinente. Ata mbërrijnë në vendlindjet e tyre verën dhe që prej shumë kohe ngulnin këmbë për t’u zhvilluar një aktivitet i tillë gjatë kësaj periudhe të vitit. Data e zgjedhur është para Tubimit Folklorik Kombëtar në Koprivshtica, të cilin do ta vizitojnë shumë prej nesh. Presim me gëzim të madh që të mblidhemi të gjithë – ish pjesëmarrësit dhe ata të tanishëm, si shenjë respekti ndaj atyre të cilët e kanë krijuar autoritetin e ansamblit. Dhe jo në vend të fundit – t’u dhurojmë një festë të bukur adhuruesve dhe vetë neve.”

Koncerti “Takimi i brezave” do të fillojë në orën 20.30 dhe është falas për të gjithë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: trakia-ensemble.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD