Më 2 gusht Teatri Antik në Plovdiv do të takojë artistë të tanishëm dhe ish artistë, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në ansamblin “Trakia”. Pritet që të jenë të pranishëm edhe qindra miq dhe adhurues besnikë të ansamblit, të cilët do të mbërrijnë nga pika të ndryshme të tërë botës. Koncerti titullohet “Takimi i brezave”.
Pavarësisht nga emri i vet Ansambli “Trakia” paraqet muzikë dhe valle nga të gjitha fushat folklorike të Bullgarisë. Ai ka pasur pjesëmarrje në më shumë se 50 vende – Franca, Belgjika, Gjermania, Japonia, India, Meksika... Që nga viti 1997 udhëheqëse kryesore artistike është prof. Daniella Xheneva, bija e themeluesit, valltarit dhe koreografit në ansamblin “Trakia” që nga viti 1978. Nga ajo mësuam më shumë hollësi për koncertin e ardhshëm:
“Morëm vendim që të festojmë rreth datës 5 shtator. Atëherë u zhvillua premiera e parë në historinë e ansamblit para katër dekadash në vitin 1975. Shpresojmë se me të vërtetë ky do të jetë një takim i brezave. Shumë prej kolegëve tanë janë shpërndarë në disa kontinente. Ata mbërrijnë në vendlindjet e tyre verën dhe që prej shumë kohe ngulnin këmbë për t’u zhvilluar një aktivitet i tillë gjatë kësaj periudhe të vitit. Data e zgjedhur është para Tubimit Folklorik Kombëtar në Koprivshtica, të cilin do ta vizitojnë shumë prej nesh. Presim me gëzim të madh që të mblidhemi të gjithë – ish pjesëmarrësit dhe ata të tanishëm, si shenjë respekti ndaj atyre të cilët e kanë krijuar autoritetin e ansamblit. Dhe jo në vend të fundit – t’u dhurojmë një festë të bukur adhuruesve dhe vetë neve.”
Koncerti “Takimi i brezave” do të fillojë në orën 20.30 dhe është falas për të gjithë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: trakia-ensemble.org
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..