Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vrapuesit malorë në garë për Kupën e Vitoshës

БНР Новини
Foto: Salomon Vitosha Trail

Njeriu është qenia më e qëndrueshme në planet dhe sipas shumë antropologëve ai është krijuar që të jetë vrapues në distanca të gjata. Në të kaluarën e largët stërgjyshërit tanë kanë ndjekur gjahun në savana në distanca të gjata deri në rraskapitjen e plotë të kafshës. Kjo është e mundshme, sepse kur bëhet fjalë për qëndrueshmëri  në vrapimin në distanca të maratonës,  njeriu posedon tipare unike.

Foto: Salomon Vitosha TrailPër fat keq në ditët tona shpesh herë harrojmë, se trupi ynë është krijuar për të lëvizur dhe truri i madh nuk është e vetmja gjë që në ka dhënë evolucioni. Ndoshta si një përgjigje të dhënave shqetësuese për jetën pasive të bullgarëve gjatë viteve të fundit, numri i klubeve dhe i organizatave sportive në vend, të cilët popullarizojnë vrapimin dhe jetën e shëndetshme, vazhdimisht po rritet.

Foto: trailseries.bgGarat e vrapimit malor që zhvillohen në Vitosha dhe periferitë e malit nuk janë pak dhe sivjet 6 organizata sportive u bashkuan për “Kupën e Vitoshës”. “Kjo është një iniciative me qëllimin të mbledhë garat më të mira në Vitosha në një klasifikim të përbashkët. Pjesë prej Kupës së Vitoshës tani për tani janë 6 gara e vrapimit malor me distancë të përgjithshme 201 km dhe ngjitja në denivelim të përgjithshëm 7600 m, ndërsa viti 2015 është i pari gjatë të cilit do të zhvillohet iniciativa. Gara e parë Pançarevo-Pollovrak, që është trase prej 30 km dhe denivelim prej 1300 m, u zhvillua në fillim të prillit. Gara e dytë me trase prej 27 km u mbajt më 23 maj në pjesën e lartë të malit. Gara me popullaritet më të madh në Bullgari, që tashmë ka status legjendar dhe tërheq shumë sportistë nga jashtë – Xhiroja e Vitoshës, mblodhi vrapues të njohur dhe entuziastë më 14 qershor. Ndërsa më 28 qershor përfundoi gara Simeonovo Run, traseja e së cilës kalon në afërsi të liqeneve të lokalitetit Simeonovo. Gara e ardhshme në kuadrin e programit është XLkm run – garë nëpër shtegut panoramik të Vitosha, planifikuar për  23 gusht. Pjesë prej Kupës së Vitoshës është dhe gara atraktive e vrapimit malor nga Pallati Kombëtar i Kulturës në qendrën e Sofjes deri në majën Çerni vrëh, e cila do të mbledhë vrapuesit më të aftë më 30 gusht. Gara gjithashtu është finali  i serisë të garave për ngjitjen në  5 malet më të larta bullgare.

“Kupa e Vitoshës” është e hapur për amatorë dhe profesionistë dhe për të marrë pjesë në klasifikimin përfundimtar secili pjesëmarrës duhet të ketë së paku tre gara të përfunduara me sukses. Çdo garë i sjell pika të caktuar, që janë në varësi nga kompliciteti i saj. Koeficienti i vështirësisë përcaktohet në bazë të rregullës së skocezi William Wilson Naismith, sipas së cilës përllogaritet koha e nevojshme për kalimin e një itinerari.

Foto: vitosha100km.bgÇfarë popullaritet ka vrapimi malor në Bullgari? Përgjigje kësaj pyetje në dha Grigor Vërbanov, njeri prej themeluesve të Klubit sportiv “Begaç” (Vrapues).

“Me gjithë se ka interes të madh ndaj vrapimit malor, në  Bullgari  organizata jonë ka vështirësi në punën me bashkitë në realizimin e garave nëpër rrugët e asfaltuar. Në Bullgari ka shumë sportistë të cilët janë model për të tjerët dhe i tërheqin në këtë sport. Si Kirill Nikollov, Marija Nikollova dhe Bozhidar Antonov, i cili gjatë ditëve të fundit përmirësoi rekordin në kalimin e distancës nga maja Kom deri në kepin Emine. Një pjesë prej vrapuesve të suksesshëm janë amatorë, por u japin shtytje zhvillimit të sportit. Shumë amatorë i orientohen vrapimit malor , sidomos në Sofje.”

Grigor Vërbanovi i këshillon ata që kanë ndërmend të merren me këtë sport, të mos harrojnë se mali fsheh rreziqe, ndërsa terreni teknik kërkon përzgjedhje të vëmendshme të këpucëve.  Ceremonia e dekorimit të pjesëmarrësve në “Kupën e Vitoshës” do të jetë në nëntor, ndërsa organizatorët i ftojnë të gjithë që dëshirojnë të përfshihen në vrapimin malor.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Boksieri Radosllav Rosenov fitoi një kuotë për Olimpiadën në Paris

Nënkampioni evropian i boksit Radosllav Rosenov fitoi një kuotë olimpike në kategorinë 63.5 kg pasi mposhti Aleksandru Paraskiv të Moldavisë në turneun në Bangkok. Kështu ai u bë boksieri i pestë bullgar me kuotë për lojërat në Paris. Te femrat..

botuar më 24-05-31 1.54.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov me fitoren e dytë në Roland Garros

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi hungarezin Fabian Marozhan me 6:0, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të Roland Garros. Gjatë gjithë ndeshjes ai dominoi kundërshtarin e tij. Në raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Francës Grigor..

botuar më 24-05-30 6.49.MD

Kryeministri i Nepalit dekoroi alpinisten bullgare Sillvija Azdreeva, e cila u ngjit në Everest

Bullgarja Sillvija Azdreeva , e cila u ngjit në Everest më 15 maj 2022, mori një njohje të madhe për arritjen e saj, duke u dekoruar personalisht nga Kryeministri i Nepalit. "Në një ceremoni solemne, pata mundësinë e rrallë të merrja personalisht..

botuar më 24-05-29 6.24.MD