Më 11 dhe 12 shtator qyteti bullgar Plovdiv do të presë miq në edicionin e 11 të Festivalit – Nata e muzeve dhe galerive. Me ndihmën e artistëve bullgarë dhe të huaj dhe më shumë se 100 aktiviteteve të bashkuara në pesë programe qyteti ofron itinerare magjike që çojnë në vende ku artet zbulojnë sekretet e tyre. Cilat janë ato mësojmë nga Drejtori i Festivalit “Nata/Plovdiv” – Viktor Jankov:
“Këto janë “Muzetë dhe galeritë”, “Kultura dhe klubet”, i cili përfshin institucione kulturore si Opera, Teatri dramatik dhe Festivali “Skena në udhëkryq”, si dhe koncertet në shumicën e lokaleve dhe klubeve që kanë program kulturor gjatë tërë vitit. “Qyteti dhe hapësira publike” u është orientuar vendeve në të hapur, ku mund të shihen shfaqje teatrale dhe operistike, vallëzime moderne. Kemi edhe program të posaçëm për fëmijët – “Nata e vogël”, i cili do të zhvillohet më herët në mbrëmje. Programi për artin bashkëkohor është me pjesëmarrje ndërkombëtare në kuadrin e projekteve të ambasadave të Austrisë dhe SHBA, si edhe të Institutit kulturor francez.
“Lufta e thellë” është projekt i piktorit francez Maksim Bondu. Nëpërmjet eksperimentit kompjuterik, në të cilin në një dërrasë shahu kundërvihen dy intelekte artificiale, ai shtron pyetjen për ringjalljen e ndërgjegjes dhe shpirtit të makinës. Një ekspozitë si teoria e konspiracionit – kjo është e ashtuquajtura “Amerikana ezoterika”. Ajo përdor ritualin, besëtytnitë, alkiminë dhe magjinë për të studiuar tendencat ezoterike në artin bashkëkohor. Pjesë prej saj ndodhet midis mureve të galerisë, pjesa tjetër është e shpërndarë në pika të ndryshme të mjedisit të qytetit.
“Amerikana ezoterika” tashmë ka pjesëmarrje tradicionale gjatë Natës – tregon Viktor Jankov. Kuratori Aren Molten nga Los Angelisi prezanton gjashtë emra të mëdhenj në artin bashkëkohor, mes të cilëve Mik Bushe, Sterming Rubi, Jensen Metkalf. Projekti është shpërndarë në disa vende të qytetit, përshi ish kinemanë “Kosmos”, ku do të ketë shfaqje filmash. Ekspozitat hapen në galerinë “Sariev kontemporari”. Kjo është një prej arritjeve të festivalit të sivjetshëm – të vijnë emra të njohur dhe ata të zbulojnë Plovdivin në kartën e artit të sotëm.
Gjatë ditës jep ligjërata për kinemanë dhe kulturën në universitete të ndryshme, gjatë natës ofron muzikë në klubet më të njohura në Tel Aviv. Ky është Eyal Rob, politolog për nga arsimi, por për nga prirja DJ, i cili do të mbajë ligjëratë me temën “ Nga mbreti Solomon deri te zemra e kulturës së klubeve të shekullit të XXI – evoluimi i një motivi muzikor”. Ai do të përdor vargje nga “Kënga e këngëve” për të demonstruar një miks të transformuar në mënyre unike që ka pushtuar sot skenën në Izrael.
Muzika klasike gjithashtu ka vendin e saj gjatë Natës. Opera e Plovdivit do t’i ofrojë publikut një surprizë me “Opera grafiti” – aria dhe duete nga muzikale dhe opera të njohura në lagjen “Kapana”, si dhe spektaklin e baletit “Pule”, që bashkon etyde nga koreografë tanë bashkëkohorë.
Ekspozitat kombëtare të vjeshtës tashmë janë bërë traditë në qytetin e vjetër. Me En passant par la vieille ville (Duke kaluar përmes qytetit të vjetër) kuratori Galina Lardeva tregon mënyrën se si i shohim ne objektet përreth nesh. Për këtë qëllim ajo përdor terma të shahut dhe mesazhet e nëntë piktorëve.
Pjesëmarrje në punishte të ndryshme, lexime letrare, ekspozita, lëshimi në ajër i një katapulti trajnimi në lartësi 50 metra dhe shumë surpriza të tjera ka parashikuar për fëmijët “Nata e vogël”. Viktor Jankov shton:
“Për mua është me rëndësi, se arrijmë të organizojmë program për fëmijët dhe arrijmë të angazhojmë vëmendjen e tyre në mënyrë inteligjente, atraktive dhe komunikatave ndaj kulturës. Ky është njeri prej aspekteve më të rëndësishëm të festivalit, prandaj u rekomandoj familjeve të shikojnë mirë programin dhe të zgjedhin ku t’i çojnë fëmijët e tyre – në xhaz dhe rok në qytetin e vjetër ose në mësim të gjuhës ivrit në vatrën e kulturës “Shalom Alejhem”.Për herë të parë gjatë Natës do të ketë ciceronë turistikë, të cilët do t’i shoqërojnë mysafirët nëpër labirintet e festivalit. Udhëtimi i tyre mund të fillojë nga Bazilika e vogël – atje për herë të parë me mjete multimediatike do të shfaqen mozaikët e mrekullueshëm që datohen rreth 1600 vjet nga Bazilika e madhe e peshkopate, të cilët aktualisht po restaurohen.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..