Një nga përparësitë e sipërfaqeve tona gjeografike është vjeshta e bukur. Ngjyrat e ngrohta laramane kujtojnë, se vjen koha të përgatitemi për dimrin, të mendojmë për veshjet më të ngrohta. Krahas mbledhjes së rendimenteve dhe përfundimit të punimeve bujqësore, vjeshta ishte koha e fejesave dhe martesave. Të rinjtë zakonisht takoheshin në ndejat nën shikimin e ashpër të të moshuarve. Dhe pasi kokrrat e thanës piqen gjatë shtatorit dhe tetorit, dikur thuan: “Kur piqet thana, vjen koha e ndejave”. Ndejat kishin emra të ndryshme në varësi të punës, që kryheshin ata që mblidheshin. Në se amviset organizoheshin një ndejë për ndihmë në ndonjë punë shtëpiake, atëherë ajo mbante emrin “ndihmë”, bullgarisht “pomagallo”. Në se detyra kryesore ishte të tjerrin lesh për pajën e ndonjë nuseje atëherë kjo ndejë kishte një emër tjetër, që bullgarisht është “poprellka”, emër që vjen nga fjala bullgare “preda”. Megjithatë fjala ndejë, ose bullgarisht “sedjanka” ose “tllaka” është më e përhapur.
Sipas zakonit, më parë mblidheshin vajzat dhe nuset e reja dhe mezi pas kësaj vajtën beqarët. Zakonisht ata formonin grupe dhe ngandonjëherë ndodhte të frekuentojnë disa ndeja. Që të lajmërojnë ardhjen djemtë kënduan fortë në shoqërim të gajdes, ose të ndonjë vegle tjetër muzikore... Ata e kishin mundësinë të zgjedhin ku të shkojnë, në se tashmë e kishin takuar dashnoren. Në përfytyrimet patriarkale më parë burri duhej të tregonte simpatitë e tij. Konsiderohej, se nuk është e ndershme, që kjo të bëhet nga vajza. Mirëpo, kishte raste kur vashat vet u jepeshin nishane djemve. Këtë ato e bënin me hedhjen e vështrimeve, ose me dhënien e shenjave të tjera të fshehta. Djemtë e kishin të drejtën të ulin pranë vashës së pëlqyer, dhe të vjedhin tufën nga koka – një shenje kategorike për vendosjen e lidhjeve nga ana e të riut. Pas kësaj ai mbante lulet në ndonjë vend të dukshëm. Kështu ai lajmëronte se tashmë e ka gjetur nusen. Duke u kthyer në shtëpi pa tufën, edhe prindërit e vashës zbulonin, se ajo tashmë ka një djem. Po këtë rëndësi ka edhe praktika që të rinjtë të shkëmbejnë tufa ose molla.
Kishte raste, kur prindërit e vashës nuk pranonin fejesën dhe dhëndrin e ardhshëm. Atëherë djali mblidhte miqtë e tij që të vjedhin të dashurën nga ndeja. Kishte raste kur pas ndejës djali dhe vajza ktheheshin në shtëpinë e djalit. Edhe në dy rastet e përmendura ishte mirë, që prindërit e djalit të ishin dakord të pranojnë nusen.
Gjatë ndejave këndoheshin këngë të ndryshme dhe tregoheshin histori interesante dhe humoriste. Gratë e moshuara përfituan nga rasti që t’u mësojnë vajzave disa këngë rituale. Në se moti ishte i mirë, atëherë mblidheshin në të hapur rreth një zjarri të madh. Gjatë netëve të ftohta ndejat bëheshin në dhomën më të madhe të shtëpisë. Amvisja gjithnjë qeraste miqtë disa herë gjatë natës. Herët në mëngjes më parë iknin djemtë dhe pas kësaj vashat dhe nuset. Pas ndejave vinte koha e dasmave.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..