Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur piqen thanat, vjen koha e ndejave

Foto: arkiv

Një nga përparësitë e sipërfaqeve tona gjeografike është vjeshta e bukur. Ngjyrat e ngrohta laramane kujtojnë, se vjen koha të përgatitemi për dimrin, të mendojmë për veshjet më të ngrohta. Krahas mbledhjes së rendimenteve dhe përfundimit të punimeve bujqësore, vjeshta ishte koha e fejesave dhe martesave. Të rinjtë zakonisht takoheshin në ndejat nën shikimin e ashpër të të moshuarve. Dhe pasi kokrrat e thanës piqen gjatë shtatorit dhe tetorit, dikur thuan: “Kur piqet thana, vjen koha e ndejave”.  Ndejat kishin emra të ndryshme në varësi të punës, që kryheshin ata që mblidheshin. Në se amviset organizoheshin një ndejë për ndihmë në ndonjë punë shtëpiake, atëherë ajo mbante emrin “ndihmë”, bullgarisht “pomagallo”. Në se detyra kryesore ishte të tjerrin lesh për pajën e ndonjë nuseje atëherë kjo ndejë kishte një emër tjetër, që bullgarisht është “poprellka”, emër që vjen nga fjala bullgare “preda”. Megjithatë fjala ndejë, ose bullgarisht “sedjanka” ose “tllaka” është më e përhapur.

Ljuben Karavellovi – poet, shkrimtari dhe enciklopedist bullgar, por para se gjithash patriot përshkruan në memoaret tablonë e plotë të ndejës, të cilën vet ai e shikoi në një fshat bullgar përafërsisht në vitin 1878. Ai saktëson, se ndejat janë në varësi të rajonit dhe karakterit të popullsisë. “Ato zakone të vjetra popullore prej kohe humbën karakterin e tyre të lashtë në fshatrat më të mëdha – shkruan Karavellovi dhe vazhdon. – Riti ruhet vetëm në fshatrat e vogla dhe sidomos te shopët – grupi etnografik që popullon rajonin e Bullgarisë Perëndimore. Kur fillon vjeshta, domethënë kur bullgarët mbledhin rendimentet dhe kur vjelin rrushin, fillojnë të bëjnë ndeje... Çdo vashë, çdo nuse mbajnë me vete ndonjë punë, për shembull disa qëndisin, të tjerë tjerrin, të tretë qepin, të katërt thurin. Amvisja qeras, ndërsa miqtë qëndrojnë dhe punojnë. Çdo vajzë kryen punën e vet dhe përpiqet, që ajo të jetë më e përsosur, se sa e vashave të tjera. E gjithë kjo shoqërohet me këngë të ndryshme. Krahas kësaj tregohen përrallë të mrekullueshme. Në agim të diellit gratë më të moshuara shikojnë punën e vajzave dhe lavdërojnë mjeshtret duarartë.”

Sipas zakonit, më parë mblidheshin vajzat dhe nuset e reja dhe mezi pas kësaj vajtën beqarët. Zakonisht ata formonin grupe dhe ngandonjëherë ndodhte të frekuentojnë disa ndeja. Që të lajmërojnë ardhjen djemtë kënduan fortë në shoqërim të gajdes, ose të ndonjë vegle tjetër muzikore... Ata e kishin mundësinë të zgjedhin ku të shkojnë, në se tashmë e kishin takuar dashnoren. Në përfytyrimet patriarkale më parë burri duhej të tregonte simpatitë e tij. Konsiderohej, se nuk është e ndershme, që kjo të bëhet nga vajza. Mirëpo, kishte raste kur vashat vet u jepeshin nishane djemve. Këtë ato e bënin me hedhjen e vështrimeve, ose me dhënien e shenjave të tjera të fshehta. Djemtë e kishin të drejtën të ulin pranë vashës së pëlqyer, dhe të vjedhin tufën nga koka – një shenje kategorike për vendosjen e lidhjeve nga ana e të riut. Pas kësaj ai mbante lulet në ndonjë vend të dukshëm. Kështu ai lajmëronte se tashmë e ka gjetur nusen. Duke u kthyer në shtëpi pa tufën, edhe prindërit e vashës zbulonin, se ajo tashmë ka një djem. Po këtë rëndësi ka edhe praktika që të rinjtë të shkëmbejnë tufa ose molla.

Kishte raste, kur prindërit e vashës nuk pranonin fejesën dhe dhëndrin e ardhshëm. Atëherë djali mblidhte miqtë e tij që të vjedhin të dashurën nga ndeja. Kishte raste kur pas ndejës djali dhe vajza ktheheshin në shtëpinë e djalit. Edhe në dy rastet e përmendura ishte mirë, që prindërit e djalit të ishin dakord të pranojnë nusen.

Gjatë ndejave këndoheshin këngë të ndryshme dhe tregoheshin histori interesante dhe humoriste. Gratë e moshuara përfituan nga rasti që t’u mësojnë vajzave disa këngë rituale. Në se moti ishte i mirë, atëherë mblidheshin në të hapur rreth një zjarri të madh. Gjatë netëve të ftohta ndejat bëheshin në dhomën më të madhe të shtëpisë. Amvisja gjithnjë qeraste miqtë disa herë gjatë natës. Herët në mëngjes më parë iknin djemtë dhe pas kësaj vashat dhe nuset. Pas ndejave vinte koha e dasmave.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD