Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Festivali i III i filmave aktual “Sofja Biting Docs”

Foto: sofiabitingdocs.com

Nga data 12 deri më 18 tetor për herë të tretë të radhës Sofja bëhet  mikpritëse e filmave dokumentar me përmbajtje aktuale dhe provokuese, të përfshirë në programin e Festivalit Sofja Biting Docs. Organizator është shoqata “Pozor”. Festivali është krijuar në vitin 2013 me qëllim të tregohen histori të cilat të provokojnë spektatorët, t’i shtyjnë të mendojnë  dhe pas kësaj të komentojnë temat në debatet e organizuara pas shfaqjes. Së pari aktiviteti është pjesë e programit të përbashkët të Festivalit të madh për filma dokumentarë në Evropë !”Një botë nuk mjafton”, i cili mbahet në Pragë të Çekisë. Por që gjatë vitit të dytë organizatorët vendosën të bëjnë program me vete me filma, të përzgjedhur posaçërisht për publikun bullgar.

“Sivjet filmat janë 14 – shpjegon Zdravko Grigorov nga shoqata “Pozor”. – Njëra prej temave dominuese sivjet është ushqimin i shëndetshëm dhe do të tregojmë dy filma tematikë. I pari është çek “Bluz sheqeri” , i cili tregon për sasinë e madhe të sheqerit që gëlltitim pa ditur nëpërmjet përbërëseve të ndryshëm të ushqimeve. Filmi tjetër është amerikan “Rrjet dyqanesh ushqimore”. Ai na tregon sasinë madhështore të mallrave, të cilat shiten në dyqanet e mëdha ushqimore dhe në ç’mënyrë këto mallra ndikojnë mbi ne si konsumatorë se dhe dëshira jonë e vazhdueshme t’i mbushim shportat në dyqan, pa pasur nevojë prej këtyre produkteve. Festivali ka orientim eko. Bile sivjet do të hapim festivalin me një film të tillë – me prodhuksionin  bullgar-kanadez “Ëndrra e gjelbër”. Në të  regjisorja – bullgarja Maja Jocova, e cila prej vitesh jeton në Kanada, bën paralel midis mjedisit dhe sipërfaqeve të gjelbra në Sofjes, qyteti i saj i lindjes, dhe Monrealit. Shfaqja e dyte e filmit do të jetë më 15 tetor në Qendrën çeke, ku pas filmit spektatorët mund të bisedojnë me arkitektë dhe specialistë të ndryshëm të gjelbërimit për këtë si Sofja mund të duket një qytet më i bukur dhe më i gjelbër.”

Kuadër nga filmi çek “Bluz sheqeri”Debatet janë pjesë e rëndësishme e “Sofja Biting Docs”. Një bisedë e ngjashme midis krijuesve dhe specialistëve do të zhvillohet pas shfaqjes së filmit “Dhe prapë së prapi Tibet” dhe hapjes së ekspozitës fo0tografike “Fytyrat e Tibetit” e autorit të tyre Migel Anhel Kano. Kano do të jetë i pranishëm në Shtëpinë në Shtëpinë e kinemasë për të biseduar me spektatorët për problemin me Tibetin. Më 14 tetor në Qendrën çeke do të shfaqet filmi “Bashkë përgjithmonë” i cili ofron një qëndrim alternativ ndaj mënyrës së jetesës në një familje që jeton  në pyll, në të cilën fëmijët nuk shkojnë në shkollë dhe prindërit kujdesen për arsimimin e tyre. Do të organizohet diksioni mbi temën a është mundshme të jetohet në këtë mënyre në kohën e sotme.

Sipas Zdravko Grigorovit nuk duhet te presim në këta filma zgjidhje të gatshme për problemet sot në shoqëri dhe natyrën. Ata kanë për qëllim të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë mbi problemet ose thjeshtë të na informojnë për atë që ndodhet rreth nesh. Me keqardhje organizatorët konstatojnë, se spektatori bullgar nuk është mësuar të shikojë dokumentar dhe bëhen më shumë përpjekje për tërheqjen e  publikut në sallat e festivaleve të ngjashme. Me gjithë atë, publiku bullgar ka preferenca:

Kuadër nga dokumentari “Banksi mbulon Nju Jork”“Disa prej temave që preokupojnë bullgarin, janë udhëtimet dhe aventurat. Nga fillimi i festivalit deri më sot kemi vënë re, se kur ka filma për udhëtime ato frekuentohen më shumë Prandaj edhe sivjet kemi përfshirë disa tituj të tillë. “Zbuloni përsëri Indinë” është një  përshkim udhëtimi për një grup indianësh të rinj, të cilët ri zbulojnë atdheun e tyre brenda dy muajve. Supozoj, se ai do t’u pëlqen shumë njerëzve, sepse  në mënyre shumë kolorite prezanton Indinë. Një film tjetër është “Midis majave”, i cili tregon jetën e tre të rinjve, që kanë vendosur të punojnë si vullnetarë në Amerikën Qendrore. Qëllimi i tyre kryesor është të pushtojnë majën Akongagua në Argjentinë, por krahas udhëtimit përjetojnë peripeci të ndryshme.”

Titulli më interesant sivjet në festival është “Banksi mbulon Nju Jork”. Bëhet fjalë për një eksperiment, të quajtur “Më mirë nga jashtë se sa brenda” të artistit-fantom Banksi, i cili ka vendosur brenda 31 ditëve gjatë tetorit të vitit 2013 pikturon godinat në disa lagje të Nju Jorkut dhe në këtë mënyrë shpreh pozicionin e vet si qytetar. Filmi ndjek eksperimentin pa treguar fytyrën e Banksit, por zbulon grafitet e tij mbresëlënëse.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD