Kishat shkëmbore në Ivanovo janë ndër mrekullitë unike bullgare, që çdo vit vizitohen nga qindra turistë. Janë të vendosur në luginën piktoreske të lumit Rusenski Llom, janë me status të rezervatit arkeologjik dhe janë nën mbrojtjen e UNESKO-s. Kishat janë të bashkuar në manastirin “Shën Kryengjelli Mihail”. Dikur ky vend ka qenë qendër e shpirtit të krishterë, ka qenë strehim për letrarë dhe zografë të njohur. Kushtet e jetesës kanë qenë të vështira. Lart në shkëmbinjtë, në 40-50 metra mbi tokën, shpellat dhe zgavrat natyrore ishin zgjeruar dhe ishin transformuar nga murgjit në kisha dhe qeli.
Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..
Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..