Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studio vokale “Nusha” feston ditëlindjen me koncert

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Studioja vokale “Nusha” është krijuar përpara dy vjetëve pranë vatrës popullore të kulturës “Vëzrazhdane” (Rilindja) në kryeqytet. Themeluese dhe drejtuese është këngëtarja popullore Neli Andreeva – soliste në Ansamblin Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”. Pavarësisht nga historia e vet e shkurtër, formacioni ka disa dekorata prej konkurseve ndërkombëtare dhe një veprimtari të pasur koncertesh. Në themel është trioja “Nusha”, në të cilën Neli këndonte bashkë me dy vajzat e saj, nxënëse në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Vajza më e madhe Kalina ekzekuton në kontrabas, kurse Joana i bie violinës. Mësojnë muzikë klasike, por vazhdojnë dhe të këndojnë këngë popullore. Në studion vokale janë bashkë me akoma disa zonjusha të tjera të reja në moshë midis 16 dhe 24 vjeç.








Ja se që ku vjen emri i formacionit: “Me një mirënjohje të madhe kujtohemi për Nusha Ishizaka – bullgaren e martuar me japonez. Vite të tëra me radhë ajo bënte përpjekje të mëdha për popullarizimin e folklorit bullgar në Japoni dhe nëpër botë” – tregon Neli Andreeva. Për kujtim të saj, këngëtarja popullore e emërton trion “Nusha”, kurse më vonë dhe studion vokale.

“Studioja vokale tanimë ka dekorata jo të pakta – tregon Neli Andreeva. – Pjesëmarrja jonë e parë ishte në Festivalin Ndërkombëtar Koral “Tingujt e Detit të Zi” në qytetin Ballçik. Që aty ikëm me dekoratën e posaçme “E ardhmja e Evropës”. Në Braila-Rumani fituam vend të parë-po kështu në një forum ndërkombëtar në të cilin morën pjesë përfaqësues të vendeve nëpër rrjedhën e lumit Danub. Ky sukses është një gëzim i madh dhe krenari për “Nusha”. Kemi dhe disa dekorata jostandarde. Për shembull “Milingonën e artë” nga Art festi i përvitshëm në Sofje. Festojmë ditëlindjen tonë të dytë me koncert në qendrën kulturore informative Ruse në kryeqytet. Ai është në “sallën e Mermertë”, më 15 tetor. Jemi shumë mirënjohës se na e ofruan këtë skenë të shkëlqyer. Ftesës tonë ju përgjigjën solistët nga Ansambli Kombëtar për Këngë dhe Valle Popullore “Filip Kutev”  si dhe orkestra “Cvetnica”me drejtues Valentin Jankov. Jemi shumë mirënjohës se, muzikantë kaq të mirë dhe të njohur na përkrahin. Në fakt, studioja vokale “Nusha” gëzon një prani shumë të mirë nga ana e specialistëve dhe të publikut. Përpara disa muajve qemë për vizitë në Festivalin Folklorik në qytetin Bellfor – Francë. Sipas statistikës gjatë kohës së gjithë ngjarjes vizituesit kanë qenë rreth 80 000. Koncerti ynë vetjak në të hapur përpara një publiku rreth 4000 veta do të mbetet me të vërtetë një moment i paharruar. Kishim dhe akoma dy koncerte në salla, të cilat qenë të përmbushura. Në fund të muajit tetor dhe gjatë javës së parë të muajit nëntor do të kemi uërkshop në Berlin. Do të punoj me këngëtaret nga kori “Zërat bullgarë – Berlin”. Pjesa më e madhe prej tyre janë gjermane, të cilat e duan muzikën tonë popullore. Themeluese dhe dirigjente e këtij grupi është bullgarja Borjana Çereti-Veliçkova. Përveç repertorit për një kor popullor grash do të tregojmë dhe pak folklor për fëmijët. Bashkë me mua do të vijnë dhe vajzat e mia, me to do të interpretojmë disa nga këngët e trios “Nusha”. Është i parashikuar dhe një koncert final, në të cilin do të prezantojmë një program përmbledhës bashkë me korin.”

Koncerti më 7 nëntor është në sallën e madhe të Universitetit të Artit – një nga sallat më të mëdha për koncerte në Berlin. Përveç trios bullgare, në të do të marrin pjesë “Zërat bullgarë të Berlinit”, “Kori ortodoks Bullgar – Berlin” (po kështu i krijuar dhe i drejtuar nga Borjana Çereti-Veliçkova), Formacioni Folklorik “Ravnec” dhe grupi i vallëzimit “Sborenka” nga Bullgaria. Dirigjent dhe drejtues i projektit është Borjana, kurse ngjarja realizohet me përkrahjen e Bashkimit Koral Gjerman dhe dy grupe gjermane.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhaklin Tarakçi

"Feniksi"

E reja Zhaklin Tarakçi ka kënduar që e vogël dhe tashmë ka grumbulluar çmime të shumta, por popullaritetin e ka fituar më së shumti si fituese e "Zërit të Bullgarisë" 2022. Singli i saj debutues "Kakao" është krijuar nga ekipi i producentit Igor..

botuar më 24-08-06 7.25.PD

Vera e xhazit në Plovdiv vazhdon

Plovdiv Jazz Summer - programi veror i një prej festivaleve më të mëdha të xhazit në vend, Plovdiv Jazz Fest, filloi në mes të korrikut. Festivali vazhdon me tre koncerte në kinemanë verore "Orfeu" në Plovdiv dhe një koncert spektakolar falas në..

botuar më 24-08-05 8.10.PD

Interpretues nga 18 vende në skenën e "Bansko Jazz Festival"

Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet në qytetin malor në një skenë të madhe live. Programi i pasur përfshin 135 interpretues nga..

botuar më 24-08-02 7.10.PD