Muzika është profesion për Nadezhda Jocova dhe për tërë familjen e saj. Ka mbaruar Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov”, pastaj – Akademinë Muzikore në Sofje. Cilët janë njerëzit, që kanë luajtur role të rëndësishme për formimin e saj profesional?
"Antonina Boneva, mësuesja ime e parë është jo vetëm pedagoge, ajo është shoqëruese ime në vitet më të rëndësishme të jetës sime – tha Nadezhda. – Deri tani ajo është mikeshë ime e afërt dhe këshilltare. Me të kemi kaluar një rrugë të gjatë – 12 vjet. E falënderoj për të gjithën që e di në fushën e muzikës. Kur ihsha e vogël preferoja të dëgjoja provat e nënës sime, e cila ishte violoniste në orkestrën e Radios Kombëtare Bullgare, të gjyshit tim – oboist në Filarmoninë e Sofjes, të xhaxhait tim – klarinetist në Orkestrën e Re Simfonike. Përveç kësaj babi im është perkusionist, kompozitor dhe pedagog muzikor. Grumbullova një përvojë të madhe në perceptimin e muzikës, por nuk më pëlqente shumë interpretimi. Dhe ndoshta më e rëndësishmja që bëri zonja Boneva ishte që të më motivonte. Akoma atëherë fillova të merresha me muzikë dhome. Në Akademi profesori Anton Dikov – një pedagog i madh dhe pianist, më ofronte përkrahje në gjithçka. Një rol të rëndësishëm për formimin tim kishte edhe profesori Vasill Kazanxhiev – violonçelist i njohur i cili ishte pedagogu im i muzikës së dhomës. Vazhdova me një magjistraturë në Hanover me profesorin Gerrit Zitterbart, në klasën e tij të interpretimeve solo. Ai është një person shumë aktiv në Hanover. Tani merrem me krijimin e muzikës dhe jap mësime.”
“Konkurset janë diçka e zakonshme në Bullgari, kryesisht në moshën e re. Më kujtohet se fitova çmimin tim të parë në moshë 12-vjeçare "Talentet e reja muzikore” në konkursin për muzikë amerikane në Varna. Pastaj fitova edhe në një forum ndërkombëtar – në Ohër. Por jam e sigurt se mund të bëhet karrierë edhe pa konkurse. Vetëm sistemi është i tillë – në se njeriu dëshiron të bëhet muzikant i mirë duhet të hyjë brenda tij. Bella Bartok – një nga artistët më të preferuar për mua thotë: “Konkurset nuk janë për njerëzit, janë për kuajt.” Ne nuk jemi sportistë, nuk vrapojmë për kohë. Ne bëjmë muzikë dhe kjo nuk mund të vlerësohet me sekonda apo me masa të tjera matjeje. Secili ka kritere dhe kërkime të ndryshme. Nuk mund të gjithë të pëlqejmë të njëjtën gjë. Dekoratat janë diçka e mirë, por nuk janë aq të rëndësishme. Mua personalisht më frymëzon më shumë dashuria ndaj muzikës.”
Në fund të tetorit violinistja e shquar bullgare Stojka Millanova shënon një përvjetor të vet të rëndësishëm me një koncert në sallën e Shkollës Muzikore Kombëtare. Ajo do të interpreton në partneritet me Nadezhda Jocova, të cilën po e dëgjojmë në pjesën “Tokatina”. Kompozitor përsëri është Hristo Jocov.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe..