Violinistja e madhe bullgare Stojka Millanova do të mbajë një koncert në sallën e Shkollës Muzikore “Ljubomir Pipkov” më 28 tetor. Për herë të parë partnere e saj do të jetë pianistja e re Nadezhda Jocova, kurse programi përfshin sonate për violinë nga Mocarti, Grig dhe Prokofiev.
Ja se si prof. Millanova e paraqet koncertin: “Ky koncert dallohet nga të gjitha të tjerat, të cilat kam dhënë deri tani. Vendosa ta realizoj në bashkëpunim me Nadezhda Jocovën – një pianiste e re dhe shumë e talentuar. Mendoj se zgjedhja ime është e mirë. Puna para koncertit më jep shpresë, e cila nuk mund të jetë fakt, po të mos kem partner kaq të mirë pranë meje. Ajo ka një ndjenjë shumë të mirë stili, aftësi të mira profesionale. Ka mësuar shumë gjatë studimeve të saj në Gjermani dhe është në një nivel shumë të lartë. Dueti ynë është diçka krejt e re, çifti ynë është në vetë fillimin e zhvillimit të tij, por ne jemi të detyruar të paraqitemi para publikut sa më mirë.”
Stojka Millanova ka qenë nxënëse e David Ojstrahut në Konservatorin Shtetëror të Moskës. Mësimet e saj të para ishin nën udhëheqjen e të atit Trendafill Millanov.
“Pata fatin e mirë për të jetuar në rrethet e muzikantëve më të shquar bullgarë Panço Vlladigerov, Ljubomir Pipkov, dirigjentë të rangut të Vasill Stefanovit, Konstantin Ilievit – thotë prof. Millanova. – Këta njerëz tashmë nuk janë ndër të gjallët, por ndikuan shumë mbi formimin tim muzikor. Deri në moshën 18 vjeçe unë mësoja tek i ati im – një pedagog i njohur i violinës. Një lumturi edhe më të madhe për mua ishte të mësoja në klasën e David Ojstrahut, i cili kontribuoi shumë për zhvillimin tim artistik. Kjo epokë në artin tonë të interpretuesve, për të cilën po ju flas, ishte e majave mëdha muzikore. Kur filloja të udhëtoja në botë dhe të jepja koncerte, gjithmonë më thonin se atje tashmë kishin qenë muzikantët e jashtëzakonshëm bullgarë Nikollaj Gjaurov, Rajna Kabaivanska etj. Mendoj se kjo është me rëndësi të madhe për instrumentistët e rinj – jo vetëm arritjet e tyre, jo vetëm se kush është pedagogu i tyre, por atmosfera, në të cilën ata rriten. Paraqitja në konkurs nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër në karrierën tonë. Konkursi “Mbretëresha Elizabeth”, në të cilën u paraqita në vitin 1967 ishte më i madhi dhe më prestigjiozi në botë. Pata fatin e mirë të marrë pjesë bashkë me Filip Hirshhorn, i cili fitoi çmimin e parë, unë fitova çmimin e dytë, kurse Gidon Kremer – çmimin e tretë. Pata një bashkëpunim shumë të këndshëm me Jehudi Menuhin, i cili më këshilloi të paraqitem në konkursin “Karl Flesh” në Angli, atje fitova çmimin e parë në vitin 1970.”
“Kuptova se mund të jem shumë e dobishme për njerëzit e rinj, të cilët kanë nevojë për përkrahje dhe mjedis të përshtatshëm – vazhdon ajo. – Punoj me dëshirë të madhe dhe ata e shohin këtë. Nganjëherë jam shumë e rreptë, nganjëherë jam shumë e kënaqur për arritjet e tyre. Pata mundësi të jem edhe pedagoge, edhe të zhvilloj klasa mjeshtërore në Karakas, Bruksel, Londër, Madrid. Para pak kohe pata shansin të jap mësime edhe në Moskë, në Konservatorin Shtetëror, ku unë kam bërë studime. Formimi i brezit të ri është diçka shumë e rëndësishme, kjo është e ardhmja e kulturës sonë muzikore.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..
Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..
Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe..