Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali ndërkombëtar “Profesor Emill Kamillarov” prezanton operetën “Paganini”

Foto: arkiv

Për herë të pestë me radhë në Sofje zhvillohet Festivali Muzikor Ndërkombëtar “Profesor Emill Kamillarov”. Ngjarja kryesore e forumit është konkursi për violinistë të rinj. Ai filloi më 22 tetor në sallën e Klubit Ushtarak. Fituesit do të shpallen më 31 tetor, kur do të zhvillohet koncerti i madh i laureatëve, bashkë me orkestrën “Simfonieta” me dirigjent Shungo Morima (Japoni). Në konkurrim marrin pjesë përfaqësues të Italisë, Polonisë, Rusisë, Japonisë dhe Bullgarisë. Në mediat tashmë u komentua interpretimi i jashtëzakonshëm i një vajze 11-vjeçare nga Shteti i origjinës së diellit. Kryetarja e jurisë, organizatore dhe themeluese e festivalit është profesoresha Dina Shnaiderman. Ajo është violiniste e shquar dhe bashkëshorte e Emill Kamillarovit, i njohur si “Paganini bullgar”, pasi gjatë vitit 1961 fitoi çmimin e madh të konkursit prestigjioz që mban emrin e virtuozit italian.

Forumi ndërkombëtar mban kujtimin për arritjet e mëdha të profesorit Kamillarov. Dhe kjo nuk është detyra e vetme e Dina Shnaidermanit. Ajo ka lindur në Odesë dhe gjatë viteve të fundit jeton në Suedi, por gjithmonë bën çmos për popullarizimin Bullgarisë – shtetit, në të cilin ka kaluar pjesën më aktive të jetës së saj artistike. Është e lumtur se konkursi i organizuar nga ajo bëhet pjesë e biografisë artistike të violinistëve të rinj. Provat zhvillohen çdo mëngjes, kurse mbrëmjet i janë kushtuar programit festiv. Në edicionin e sivjetshëm për herë të parë kishte një koncert folklorik. Do të prezantohet dhe interpretimi koncert i “Paganinit” nga Franc Lehar. Vetë kompozitori austriak cilëson veprën e vet si operetë romantike. Premiera e saj zhvillohet në vitin 1925 në Vjenë. Në skenën e Teatrit Muzikor “Stefan Makedonski” sot (29 tetor) do të prezantohen solistët dhe orkestra e teatrit tonë operistik. Interpretimet e vështira solo të heroit Paganini do jenë në interpretim të 19-vjeçarit Stefan Samarxhiev. Ai është fituesi i konkursit të vitit të kaluar. Ai ka mbaruar shkollën muzikore “Ljubomir Pipkov” në klasën e Milena Vëlevës. Deri tani në biografinë e tij ka shumë çmime kombëtare dhe dy dekorata nga forume ndërkombëtare. Aktualisht është student në Akademinë Muzikore me profesoreshë Stojka Milanova. Ja se çfarë na tregoi violinisti i ri për pjesëmarrjen e tij në këtë konkurs gjatë vitit të kaluar dhe për prezantimin e tij në “Paganini”:

Снимка „Ishte shumë frymëzuese, ishte e papërsëritshme, por edhe e vështirë, sepse konkursi është në tri raunde. Përfundon me një koncert të laureatëve me orkestër – diçka që për mua ishte një përvojë shumë e mirë. Tani do të interpretoj pjesët e heroit prijës. Natyrisht roli interpretohet nga një këngëtari, unë përfshihem në momente të përcaktuara. Pjesët nuk janë të vështira, por duhet të interpretohen me virtuozitet. Për mua është kënaqësi të interpretoj me orkestrën e Teatrit Muzikor.”

Përveç Stefan Samarxhievit, i cili shfaqet në rolin e Paganinit që i bie violinës, pjesa vokale e heroit është prezantuar nga tenori Stefan Petkov. Marrin pjesë gjithashtu Dobrina Ikonomova, Denko Prodanov, Katerina Tuparova etj.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD