Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Illko Petrov tregon historinë e xhazit në Ruse

Foto: Allbena Bezovska

Bateristi Illko Petrov që prej kohe jeton në Regensburg të Gjermanisë. Ai u vendos aty për shkaqe ekonomike në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar. Megjithëkëtë ai mban lidhjen me kolegët e tij bullgarë. Krahas kësaj bashkë me bashkëshorten asistojnë në të gjitha veprimtaritë e rëndësishme i kushtuara xhazit në Bullgari. Katër dekada me radhë bashkëshortja Eli i shoqëron bateristin kudo. Rastësisht apo jo po aq janë edhe vitet, që kur organizohet Takimi Xhaz në qytetin danubian Ruse. Illko Petrovi është pjesë e historisë së gjatë të kësaj veprimtarie, që nga edicioni i parë. Ai luante në bateri në grupet, të cilët formuan mjedisin për themelimin e festivalit më të madh kombëtar xhaz tek ne. Illko Petrovi është nga pak instrumentistët autodidaktë bullgarë.

Për fëmijërinë muzikanti Illko Petrov kujton: “Që kur isha shtatëvjeçar fillova t’i bie violinës, pak më vonë e mora violën. Mbarova njëkohësisht gjimnazin dhe Shkollën Muzikore. Pas kësaj më pranuan në Institutin e Motorëve me Djegie të Brendshme në qytetin Ruse. Pranë klubit kulturor të institutit kishte formacione të ndryshme teatrore dhe muzikore. Kishte edhe një big bend i përbërë nga studentë dhe asistentë me udhëheqës Boris Rusev – Bobi. Më pëlqente të asistoj në repeticionet e tyre. Një herë bateristi nuk arriti të bëjë atë që dëshironte prej tij udhëheqësi. Në pauzën e repeticionit ngjita në skenë dhe bëra provë të luaj në bateritë. Ky ishte çasti në të cilin për herë të para mora në duart shkopinjtë e baterive. Prova ime u kurorëzua me sukses, sepse udhëheqësi Boris Rusev më ftoi të bëhem pjesë i grupit. Atëherë muzikanti i njohur xhaz Petër Petrov me nofkën Parçeto, më këshilloi të punoj shumë në se kam dëshirë të bëhem baterist. Pas kësaj fillova të marr mësime të baterive, ksilofonit dhe veglave të tjera me goditje. Në vazhdim të një viti të tërë 12 orë në ditë merresha vetëm me muzikë. Hartova një program për vet shkollim pa mësues. Kështu arrita të avancoj shumë. Pas një konkursi më pranuan në Filarmoninë e qytetit Ruse.”

Petër PetrovDekada me radhë në thelbin e veprimtarive i kushtuara xhazit që organizoheshin në Ruse ishte muzikanti Petër Petrov me nofkën Parçeto. Ai jo vetëm që ishte njeri nga themeluesit e Takimeve Xhaz në Ruse, por deri në fund të jetës mbeti organizatori më i rëndësishëm. Për ato vite Illko Petrovi kujton:

“Petër Petrovi punonte me formacione të ndryshme. Ato ishin të formuara shumë para se të nisim punë bashkë. Krijuam një grup bashkë me saksofonistin Boris Rusev, i cili punonte si klarinetist në Filarmoninë e qytetit Ruse. Mirëpo, një ditë u imponua që të ndahemi, sepse secili prej nesh kishte gjetur punë jashtë shtetit. Vetëm ashtu do të kishim mundësi të blejmë vegla të mira muzikore. Kur punuam bashkë më shpesh bëjmë repeticionet në Shtëpinë e të Rinjve me drejtor Sergej Baranov. E kishim përkrahjen edhe të Bashkisë së qytetit. Në sajë të kësaj kishim mundësi të marrim pjesë në të gjitha takimet xhaz që organizoheshin në vend. U paraqitëm edhe në Ditët e Xhazit në Romë të Italisë. Bashkë me muzikantin legjendar Petër Petrov, me kitaristin Stajko Stajkov dhe pianistin Aleksandër Vlladimirov formuam një kuartet, me të cilin shënuam suksese të mëdha. Edhe realizuam një turne në shtetet e ish Bashkimit Sovjetik me soliste Illdëz Ibrahimova. Krahas kësaj morëm pjesë në Festivalin në Servantino të Meksikës, në Festivalin Xhaz Xhambure në Varshavë të Polonisë në Festivalin në Debrecen të Hungarisë dhe në Xhaz Jantra në Indi. Mirëpo, kjo vijë e sukseseve u ndërpre, sepse isha i detyruar të shkoj në Gjermani. Aty fillova të merrem me një tip tjetër të muzikës dhe kështu u nda nga xhazi.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD