Shkolla Kombëtare e Koreografisë mbush 65 vjet nga krijimi. Pedagogë dhe nxënës përgatitën një sërë veprimtarish i kushtuara këtij përvjetori. Më shumë hollësi sjell drejtori Bojko Nedellçev:
“Në radhë të parë duhet të theksojmë, se Shkolla Kombëtare e Koreografisë jep mundësi për mësim në fushën e baletit klasik, baletit modern dhe valleve popullore bullgare. Ky është institucioni i vetëm arsimor i këtij lloji jo vetëm në Bullgari, por në tërë Gadishullin Ballkanik. Gjatë vitit 2016 mbushen 65 vjet nga themelimi i kësaj shkolle. Krahas kësaj shënojmë edhe dy data të tjera me rëndësi – përvjetorin e 100-të të lindjes së folkloristes dhe koreografe Margarita Dikova dhe 90-vjetorin e lindjes së themeluesit të specialitetit “Valle popullore bullgare” Kirill Harallampiev. Për këtë arsye kemi përgatitur gjashtë koncerte, që fillojnë më 7 dhjetor. Programi i kësaj dite u përgatit nga nxënësit e tre specialiteteve. Më 8 dhjetor parashikojmë një shfaqje folklorike. Spektaklet janë të pasura dhe interesante. Veprimtaritë e tjera do të organizohen gjatë vitit 2016. Gjatë prillit do të shënojmë Ditën Botërore të Vallëzimit. Më 9 maj e respektojmë koreografen Margarita Dikova dhe pedagogun Kirill Harallampiev. Cikli festiv do të përfundojë më 1 qershor – Ditën e Fëmijëve. Atëherë do të japim një koncert të madh nën egjidën e UNESKO-së.”
Ndër të tjerët Shkolla Kombëtare e Koreografisë është shkolla e parë bullgare në fushën e arteve, që në vitin 2015 u pranua anëtar i sistemit të institucioneve mësimore të asocijuara pranë UNESKO-së. Më shumë fakte nga biografia e shkollës sjell prapë drejtori Bojko Nedellçev:
“Shkolla u themelua më 5 shkurt të vitit 1951. Për këtë punuan shumë kolegë. Një kontribut të madh për krijimin e saj ka Anastas Petrov – doajeni i baletit profesional bullgar. Vite me radhë ai ngulte këmbë para qeverisë së atëhershme të krijohet një shkollë e tillë. Mirëpo sikur në atë kohë nuk ekzistonin ide që të përkrahet një nismë e tillë. Rol vendimtar luajti pedagogu i madh rus i baletit Vlladimir Belij, i cili i dërgoi një letër Ministrisë së Kulturës. Në të ai theksonte, se Bullgaria e cila është një shtet me histori të lashtë, duhet të disponojë një shkollë të vet të baletit. Kështu u hodhën themelet e shkollës së parë tek ne, në të cilën mësohet këtë art. Pesë vjet më vonë, në sajë të përpjekjeve të Kirill Harallampievit dhe koreografëve të tjerë të njohur bullgarë pranë shkollës u krijua specialiteti folklorik. Kjo ndodhi në vitin 1956. Sot të shumta janë nxënësit që mësojnë vallet popullore bullgare, ndërsa ansambli folklorik i shkollës është më i miri në mbarë vendin, doemos edhe më i madhi dhe më i riu.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga Shkolla Kombëtare e Koreografisë
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..
Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..
Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë,..
Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me..