Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kalinka Zgurova: “Çdo një këngë vjen nga zemra ime”

Foto: BGNES

Si soliste dhe pjesëmarrëse në korrin “Misteri i Zërave Bullgarë” Kalinka Zgurova që prej kohe e ka fituar dashurinë e publikut te ne dhe në botë. Repertori i saj i madh prej afro 300 këngësh solo nga Stranxha është pjesë e fondit të pasur të Radios Kombëtare Bullgare. Shumë prej këngëve janë orkestruar nga i shoqi, kompozitori Stefan Kënev.

Rruga aktive profesionale e Kalinka Zgurovës filloi në ansamblin “Pirin – Bllagoevgrad”. Në vitin 1971 ajo u përfshi në Ansamblin për këngë popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, në korin e njohur më vonë me emrin “Misteri i Zërave Bullgarë”, që u dekorua gjatë vitit 1990 me çmimin prestigjioz amerikan “Grami”. Me grupin e njohur këngëtarja ka pasur shfaqje në dhjetëra vende të Evropës, Azisë, Amerikës së Veriut. Kalinka Zgurova është themeluese e një shkolle për këndim folklorik, ajo ka krijuar gjithashtu një kor dhe një fondacion që mban emrin e bashkëshortit të saj Stefan Kënev dhe zhvillon veprimtari patriotike në vatrat kulturore dhe në shkolla. Kalinka Zgurova është nga fshati Debelt, që ndodhet në malin Stranxha. Familja e saj është muzikore. Prindërit, kurse më vonë – edhe mësuesit e saj e kanë inkurajuar në shfaqet muzikore që në moshën e saj më të hershme. Këngëtari i njohur folklorik i Stranxhës Sava Popsavov e ka inkurajuar personalisht vajzën 14 vjeçe që të shfaqet në tubimin e parë kombëtar në fshatin Gramatikovo në vitin 1960, ku ajo mori çmimin e parë. Ky ishte starti i saj i fuqishëm, i cili e bëri vajzën për ta vazhduar më tej në rrugën muzikore.

“Më vjen mirë se i gëzoj njerëzit – thotë Kalinka Zgurova. – Rruga ime krijuese filloi në vitin e largët 1960. Zëri dhe talenti nuk mjaftojnë, duhet shumë punë. Të gjitha këngët e mia janë interpretuar me shumë dashuri. Me korin “Misteri i Zërave Bullgarë” kam pasur shumë koncerte. I shoqi im kompozitori Stefan Kënev kompozoi shumë këngë për korin, si edhe shumë këngë – solo – për mua dhe këngë të tjera për trion “Zornica”. Sivjet unë shënoj jubileun tim krijues – 50 vjet në skenë. Në qytetin Burgas, me të cilin kam një lidhje të fuqishme, pata një koncert të madh. Nga 15 vjet jam qytetare nderi e Burgasit, kurse para tri vitesh u bëra qytetare nderi e qytetit Sredec, i cili gjithashtu është në krahinën time të lindjes. Atje më shumë se 20 vjet zhvillohet një tubim i rëndësishëm folklorik, i cili grumbullon fëmijë të talentuar nga Bullgaria dhe në të cilin kanë marrë shumë çmime nxënësit e mi. Gjatë disa viteve të fundit veprimtaria ime është lidhur me të rinjtë dhe adhuruesit e muzikës folklorike bullgare. Po vazhdoj të incizoj këngë të reja. Para pak kohe doli në treg disku im i fundit.”

Në vigjilje të festave të fundvitit zonja Zgurova përshëndeti të gjithë miqtë e Radio Bullgarisë:

“Desha që të gjithë njerëzit në botë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur. Le të mund të përballojnë të gjitha sfidat në jetë. Mendoj se bota jonë mbështetet te njerëzit e mirë dhe të talentuar, kurse vendi ynë – te bullgarët e vërtetë, të cilët e vlerësojnë dhe e duan kulturën tonë të vjetër. Besoj në të mirën dhe në marrëdhëniet e mira midis njerëzve, midis kolegëve. Le të jemi shëndosh e mirë, të ketë paqe në botë dhe ta duam muzikën popullore bullgare.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD
D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD