Nata e Buzmit, një darkë e pasur, nata e kandilit... Çdo një nga këto emërtime zbulon një pjesë nga ritet dhe kuptimi i festës, të cilën e festojmë në vigjilje të Krishtlindjeve. Na mbledh ngrohtësia e vatrës së shtëpisë, tryeza e ritit, ndjenja për përkatësi ndaj një sekreti të lashtë. Dhe në qoftë se gjatë pjesës më të madhe të ditëve nga viti kërkojmë të ndryshmen dhe të renë, në Natën e Buzmit mundohemi ta përsërisim traditën ashtu siç e kemi trashëguar. Kurse nganjëherë – ashtu siç e kemi mësuar nga librat.
Në ditët e sotme më e rëndësishme është përgatitja e tryezës, por akoma janë të pranishme dhe shumë elemente të tjera nga festa folklorike. Në të kaluarën akoma që në mëngjes herët kanë përgatitur trungun – pemën e cila duhet të digjet gjatë gjithë natës në vatër dhe ta mbajë zjarrin e ndezur. Gjatë prerjes së tij burrat kanë pasur mendjen të mos të prekë tokën, por e kanë marrë menjëherë në duar dhe solemnisht e kanë shpënë në shtëpi. Zakonisht kanë prerë pemën më të shëndoshë dhe pjellore – një lis të madh, ah ose dardhë. Në disa krahina të vendit një burrë i ri i veshur në mënyrë festive hyn në oborr me pemën e prerë dhe pyet: “A e Lavdëroni Birin e ri?” Kurse anëtarët e tjerë të familjes përgjigjen: “Lavdërojmë, lavdërojmë, mirë se na ka ardhur!” I riu e fut trungun në shtëpi dhe thotë: “Unë në shtëpi dhe Zoti me mua!”
Jo vetëm përgatitja e drurit dhe e zjarrit, i gjithë rriti rreth Natës së Buzmit i është përkushtuar lindjes së Zotit të Ri, të diellit të ri, që vjen që të japë ngrohtësi dhe jetë. Ndaj traditave të lashta është e përshtatur dhe një histori biblike për lindjen e Krishtit. Që nga Nata e Buzmit fillojnë të ashtuquajturat ditë të pista, lidhur me rinimin e radhës në natyrë. Kjo është një periudhë prej 12 ditëve – koha e dhimbjeve të lindjes të Shën Mërisë, lindjen e foshnjës dhe pagëzimin e tij në ditën e Shën Jordanit. Sipas besimit popullor në këtë periudhë vërshojnë forca të pista dhe të dëmshme, prandaj veprojnë ndalime të ndryshme. Deri në ditën e Shën Jordanit nuk lahen rroba – sepse uji akoma nuk është i pagëzuar. Nuk dilet pas perëndimit të diellit, nuk zhvillohen veprimtari të ndryshme pune e të tjera.
Në Natën e Buzmit është tryeza e fundit pa mish, dhe me të përfundon dhe kreshma e Krishtlindjes. Në traditën tonë ajo përgatitet me një vëmendje të veçantë prej kohërave të lashta. Fillimi i këtij momenti kalimtar nga cikli natyror pritet me bollëk prej çdo gjëje të cilën e lind toka. Sipas traditës gjellët janë me një numër tek. Patjetër që duhet të ketë misër të zier, fasule të zier, sarma me oriz, oshaf. Pranë tyre vihen hudhër qepë, fruta të freskëta, arra , verë. Rakia për festë duhet të jetë e zier , kurse buka –“e shkruar”.
Rreth zbukurimit mbi bukët e ritit janë të shkruara faqe të shumta. Në to bullgarja ka futur një shkathtësi dhe imagjinatë të madhe. Mbi bukë e paracaktuar për festën kanë paraqitur veprimtarinë bujqësore – vreshtat me rrush, oborrin me kafshë, përmendën e të tjera. Kjo bukë mban emërtime të ndryshme në krahinat e ndryshme – bogovica, pitja e Zotit, bozhiçnjak. Në disa tradita vendase kanë qenë të pranishme dhe bukët në formën e kafshëve të ndryshme, të fuçisë e të tjera. Lloji i tretë i bukës së përgatitur për Natën e Buzmit është gjevreku i kolendrave , të quajtur nëpër këngë “vit-previt”.
Pasi tavolina është gati, mashkulli më i moshuar i shtëpisë e kalon me temjan. Me temjan i kalon dhe të gjitha dhomat e shtëpisë, ndërtesat e jashtme ku punohet, stallat e kafshëve. Përpara se të fillojë darka burri ndan dhe bukën e ritit. Në disa krahina të Bullgarisë në të venë para – një traditë, e cila është kthyer në një pjesë të detyrueshme nga festa moderne. Copa e parë e bukës ndahet për Shën Mërinë dhe më vonë ajo vihet përpara ikonës. Të gjitha veprimet e ritit dhe nanurisjet gjatë gjithë ditës dhe më në veçanti gjatë natës e kanë kuptimin e vet. Darka fillon shpejt-që të mund të piqen të mbjellat herët. Nuk ngrihet nga tavolina që të mos të ik begatia. Besohet se, ai që teshtin gjatë kohës së darkës do të ketë suksese të mëdha personale. Dhe sot e kësaj dite është e njohur hedhja e fallit me arra. Në qoftë se arra e parë, të cilën e merr në dorë është e plotë dhe e mirë, të pret një vit i mirë dhe i plotë. Të gjitha ushqimet e përgatitura të cilat kanë kaluar përmes temjanit sikurse fitojnë një forcë magjepsëse. Prandaj kanë ruajtur një pjesë prej tyre, i kanë shpënë tek malli dhe në fushë.
Tryeza e ritit e cila ka mbledhur mirësitë e tokës, thëniet dhe uratat për mirësi dhe bereqet duhet të mbetet kështu deri në mëngjes. Besohet se në mesnatë qielli hapet, kufijtë midis botëve zhduken, kurse në tryezë vijnë shpirtrat e paraardhësve tanë. Përsëri në mesnatë tingëllimi kishtar është përzier me këngët e kolendrave. Ata shkojnë shtëpi më shtëpi dhe kanë thënë urimet e veta. E ardhur nga shtresat e lashta të kulturës tonë tradicionale, kjo traditë në shumë vende interpretohet dhe deri më sot. Sepse synimi njerëzor drejt paqes dhe marrëveshjes, për më shumë shëndet dhe mirëqenie nuk ka moshë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e..
Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të..