Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkivat muzikore flasin... dhe këndojnë

Foto: arkiv

Më 27 janar nga ora 18 në Sallonin e Madh të Akademisë Bullgare të Shkencave do të prezantohet libri “Dialektet muzikore folklorike të Elena Stoinit në tingull”, një botim i Institutit për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Libri i cili nuk është i madh si volum, përmban një informacion shumë të vlefshëm. Për të gjithë të cilët e njohin punën e studiueses së njohur, si dhe për adhuruesit e kulturës tradicionale, do të zhvillohet një takim me “shpirtin” e punës bazë teorike – incizimet në teren, të cilat deri tani nuk janë botuar.

Ato janë mbase pjesa më interesante për njeriun modern, i cili është mësuar me teknologjitë e larta në incizimin e zërit. Janë të bëra midis viteve 50 dhe 70 të shekullit të kaluar. Në diskun ndaj librit janë përfshirë 222 këngë dhe melodi instrumentale, të cilat paraqesin vetëm një pjesë të vogël nga arkivi i madh i tingujve, të mbledhur gjatë viteve nga Elena Stoin dhe të ruajtur në institut. Duke i dëgjuar incizimet, njeriu sikurse bie në një botë krejt tjetër – aty ku këngët tradicionale dhe traditat nuk janë një rivendosje skenike ose pyetje nga konspekti i provimit, por një pjesë nga jeta. Interpretuesit janë njerëz të zakonshëm, të cilët e kanë marrë këtë njohje në një mënyrë të vetme “të vlefshme” për folklorin – “nga njeriu në njeri”. Burra dhe gra, të rinj e të reja këndojnë dhe ekzekutojnë “me shpirt dhe zemër”.

Mbase nuk ekziston një teorik bullgar, pedagog i folklorit muzikor ose interpretues popullor, i cili të mos ta ketë shfletuar librin e Elena Stoinit – një enciklopedi e vërtetë të krahinave folklorike. Faqet e tij janë të përmbushura me një informacion për traditat e gjalle ose pak të harruara dhe ritet në të gjitha regjionet e vendit tonë, të cilat ajo i ka vizituar. Si dhe për veçoritë metro-ritmike dhe melodike të muzikës, një pjesë e pandarë nga këto praktika. Shembujt me nota në libër janë deshifrime të pamjeve të dokumentuara me magnetofon, të incizuar pas vitit 1954. Përpara kësaj folkloristja e palodhur, si dhe të gjithë kolegët e saj nga instituti kanë bërë regjistrimet e zërit me gramafon dhe të paktën tani për tani ato nuk janë të pranishme. Dokumentet arkivore, digjitalizimi dhe përshkrimi i incizimeve janë vepër e Maria Kumiçin dhe Diana Danova-Damjanova. Përpunimi final audio është i Aleks Nushevit. Drejtues i projektit, hartues i diskut dhe autor i tekstit në botimin e ri është profesoresha doktor Gorica Najdenova. Ajo tregon se ka dëgjuar mbi 3000 incizime nga arkivi i Institutit për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave përpara se të vendos se cilët më mirë e prezantojnë të shkruarën nga Elena Stoin. Aty, ku incizimet në terren ndaj studimit janë të pamjaftueshme, Gorica dhe ekipi i saj kanë zgjedhur shembuj nga studimet e folkloristëve të tjerë.

“Ky arkiv ekziston prej kohe – tregon Gorica Najdenova. – Një kohë të gjatë qe pothuajse e papranishme, me qenë se është në mbartës të vjetër, por në një periudhë të caktuar nuk kishte mjete që të modernizohen. Tani po punojmë aktivisht dhe ka rezultate, pavarësisht se nëpunësit në arkiv janë më pak se e domosdoshmja. Ju drejtuam këtij projekti, sepse vendosëm se, kjo është një mënyrë shumë e mirë të tregojmë nderimin tonë ndaj Elena Stoinit dhe kontributit të saj të madh për pasurimin e arkivit. Në këtë mënyrë festojmë dhe 100 vjetorin e lindjes së saj, të shënuar gjatë vitit 2015. Punimet e saj janë të njohura nga të gjithë kolegët, por për mua më e vlefshmja janë incizimet e bëra gjatë viteve jo vetëm nga Elena Stoin. Ajo shumë shpesh ka punuar në ekip me bashkëshortin e saj Ivan Kaçulev, dhe në disa nga incizimet dëgjohet zëri i tij. Shpresojmë që me këtë botim të popullarizojmë arkivin tonë, i cili ruan mjaft forma të vjetra dhe stile të të kënduarit dhe të muzicimit. Sa u përket emocioneve, të cilat i shkakton puna me këto materiale, mund të them pa luhatje se, pata përjetime shumë të forta. Sado i përgatitur që të jetë njeriu, ai fare nuk e parashikon se çfarë “do të dalë” në këto shirita.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD