Sofja Film Fest mbush 20 vjet. Veprimtaria më e madhe tek ne i kushtuar kinemasë do të mbledhë gjatë muajit mars talentet e Artit të Shtatë dhe admiruesit e tij. Festivali, i cili është pjesë e klasifikimit të 50-të top festivaleve botërore, kontribuoi që para një viti kryeqyteti të shpallet qytet krijues i kinemasë. Programi i festivalit përfshin më se 150 filma artistikë dhe dokumentarë dhe më se 50 filma me metrazh të shkurtër.
Në Konkursin Ndërkombëtar për vendet e para dhe për Çmimin e Madh “Sofja – qytet i kinemasë” do të konkurrohen 13 filma bullgarë. Ndër ta janë “Etje” me regjisore Svetlla Cocorkova dhe “Borë” me regjisor Vencisllav Vasillev. Premierë botërore në kuadrin e konkursit do të ketë filmi “Nëse dhe kur” i regjisorit izraelit Eran B.Ju.
95 janë filmat bullgarë me metrazh të shkurtër, të cilët konkurrohen sivjet për çmimin “Xhejmisën”. Gjatë viteve ky konkurs inkurajoi shumë kinematografë të rinj të bëjnë hapat e parë në kinema. Lidhur me këtë Elena Ilieva menaxhere e dekoratës “Xhejmisën” shpjegoi:
Tashmë 13 vite me radhë “Xhejmisën” dhe Sofja Film Fest bashkëpunojnë. Janë fakt sukseset e krijuesve, të cilët e morën dekoratën tonë. Për shembull, Svetlla Cocorkova, e cila u bë mbajtëse e çmimit “Xhejmisën” në vitin 2004, sivjet merr pjesë në Konkursin Ndërkombëtar. Kështu që është shumë mirë të shikojmë, se mbajtësit e çmimit tonë janë të frymëzuar të fitojnë edhe dekorata të tjera.
Është traditë, që festivali të hapet me një film bullgar. Sivjet ky do të jetë filmi artistik i regjisores Iglika Trifonova “Prokurori, mbrojtësi, i ati dhe biri i tij”. “Ky film është tepër interesant dhe jo i zakonshëm – shpjegon drejtori i festivalit Stefan Kitanov. – Ai nuk u xhirua në Bullgari. Prandajdëshiroj të përgëzoj producenten Rosica Vëllkanova për përpjekjet e saj të krijojë këtë film të madh panevropian dhe të organizojë tërë procesin lidhur me organizimin dhe financimin. Këtë e bëjnë vetëm profesionistë në Evropë.”
Për filmin regjisorja Iglika Trifonova tregoi:
Filmi iu bazohet një kazusi i vërtetë nga puna e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë. Mirëpo, subjekti nuk është juridik, ai është më tepër psikologjik dhe ekzistencial. Mendova, se ishte tepër e rëndësishme të realizohet një film për këtë, që ndodhi me fqinjët tanë. E para, sepse distanca, nga e cila vështrojmë, është e vogël. Ishte tepër e dhimbshme të paraqesim këtë temë. E dyta – sipas meje, është shumë e rëndësishme të shikojmë çfarë mund të ndodhë. Bëhet fjalë për tension etnik, për këtë se si në troje të populluara prej shekujsh nga të krishterë dhe myslimanë, ndizet zjarri i luftës nga shkëndija e politikës. Prandaj guxova të xhiroj një film për një histori të huaj. Ky është një film, në të cilin flitet kryesisht në gjuhën angleze, sepse në Tribunalin Penal Ndërkombëtar flasin anglishten. Nga pikëpamja dramaturgjike është me rëndësi prania e gjuhëve dhe sindroma e të humburve në përkthimin. Punova me shumë artistë nga kombësi të ndryshme, kishte vetëm dy artistë bullgarë.
Një gjë tjetër interesante është, se gjatë këtij viti në kuadrin e festivalit do të prezantohen shumë filma artistikë dhe dokumentarë bullgarë. “Mendoj, se kinemaja bullgare zhvillohet shumë mirë dhe seleksionimi i festivalit do të vërtetojë këtë” – përgjithësoi drejtori i festivalit Stefan Kitanov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..