Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marija Martinova dhe Sirill Garak prezantojnë albumin e tyre “Paris – Buenos Ajres: një histori dashurie”

Foto: Peter De Mulder

Projektin e pianistes bullgare Marija Martinova dhe violinistit francez Sirill Garak e njohim nga koncerti i tyre në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare në vitin 2013. Ekzekutimet, të cilët ju ofrojmë janë pikërisht nga ky koncert. Projekti u prezantua më parë në Belgjik, ku publiku shfaqi një interes të theksuar. Premiera bullgare do të jetë më 25 shkurt në sallën “Bëllgarija”.

Historia e dashurisë, për të cilën bëhet fjalë në albumin, zhvillohet në dy kryeqytete të mëdha, ndërsa lidhja midis tyre është muzika tango. Përsa i përket kryeqyteteve – bëhet fjalë për mëmëdheun e vallëzimit “tango” Buenos Ajres, dhe për qytetin e parë evropian, në të cilin tangoja gjeti jo vetëm adhurues por edhe një zhvillim të ri krijues – Paris. Konsiderohet, se “ambasadori” më i njohur i kësaj muzike është Astor Piacolla. Të dy muzikantët Marija Martinova dhe Sirill Garak kishin fatin të specializojnë te pedagogët më të mirë të kësaj muzike.

Për albumin Marija Martinova tregon: “Pasi realizuam incizimet në vitin 2013 filluam përgatitjen e albumit. Procesi ishte i vazhdueshëm. Projektin e paraqitëm në shumë shtete të kontinentit të vjetër si një program të koncerteve. Desha, që ky projekt të prezantohet edhe në një kontekst teatror. Prandaj për diskun zgjodha vjersha të poetëve të mëdhenj. Në koncertin në Sofje vjershat do të lexohen nga artisti bullgar Julian Vergov. Në Bruksel e paraqitëm projektin me ndihmën e artistit Emanuell Dekandido. Unë e shkrova skenarin e koncertit. Mirëpo, mendoj, se kjo është më tepër shfaqje, sepse kjo nuk është forma e zakonshme e koncerteve klasike. Vjershat, të cilat Julian Vergov do të lexojë gjatë koncertit në Bullgari janë të zgjedhur posaçërisht. Ndër ta ka vepra të krijuesve Pol Verlen, Gijom Apoliner, Sharl Bodler, Horhe Luis Borhes, Enrike Kadikamo, Djevid Maknijl.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD