Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

90 për qind e qytetarëve thithin ajër të ndotur

БНР Новини
Foto: BGNES

14 mijë bullgarë në vit vdesin për shkak të ajrit të ndotur që thithin, bëri të ditur raporti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit. Shkaku kryesor për vdekshmërinë paraprake është niveli i lartë i grimcave të vogla të pluhurit në atmosferë. Jeta e njërit po pakësohet mesatarisht me shtatë muaj si rrjedhim i ndotjes së ajrit, shkruhet gjithashtu në dokument.

Krahas raportit evropian u shpall akoma një studim – me të dhëna edhe më drastike. Në një forum shëndetësor kryetarja e Shoqërisë Bullgare të Sëmundjeve të Mushkërisë Diana Petkova bëri të ditur se 18 mijë bullgarë çdo vit vdesin nga vdekjet e shkaktuara nga ajri i ndotur.

Kur lëndët e dëmshme, si grimcat e vogla të pluhurit, dyoksidi i squfurit, dyoksidi i azotit, plumbi gjenden në organizmin tonë dhe janë mbi nivelin e lejuar, ato e rrezikojnë shëndetin tonë. Sëmundje të mushkërisë, të zemrës, të trurit, çrregullime të funksionit riprodhues, lindjet e parakohshme – kjo është vetëm një pjesë e pasojave të problemit ekologjik. Katër prej pesë qyteteve më të ndotura janë bullgare – Pernik, Plovdiv, Pleven dhe Dobriç. Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, cituar nga Greenpeace, kryeqyteti Sofja është në vendin e pestë ndër qytetet e mëdha botërore, ku grimcat e vogla të pluhurit rritin me një të katërtën riskun nga kanceri i mushkërisë.

“Studimet e grimcave të vogla të pluhurit tregojnë se mbi 90 për qind prej popullsisë në qytete ka probleme lidhur me nivelin e ndotjes - deklaroi Valeri Serafimov nga Agjencia Ekzekutive e Mjedisit.– Në qoftë gjatë 35 ditëve të vitit është rritur norma e përmbajtjes së grimcave të vogla të pluhurit, atëherë mund të flasim se ka problem me këtë ndotës. Kështu gjatë 2015-ës në Vidin ka pasur 187 ditë – domethënë gjatë gjysmës së vitit vëzhgohet rritje mbi normën e lejuar. Një qytet tjetër me problem serioz është Pleven, ku gjatë 138 ditëve ka pasur rritje të normës së lejuar.”

Burimet kryesore të grimcave të vogla janë djegia e lëndëve djegëse të ngurta dhe e naftës në jetën e përditshme, transporti automobilistik dhe industria. Disa prej vendimeve të thjeshta për kufizimin e ndotjes janë kufizimi i trafikut automobilistik, mbjellja e më shumë zonave të gjelbra, pastrimi i rrugëve dhe më në veçanti përdorimi i lëndëve ekologjike djegëse për ngrohje. Të gjitha këto vendime janë në duart e bashkive, na informon Valeri Serafimov.

“Çdo një bashki duhet të sigurojë akses te burimet më të mira të ngrohjes, siç është gazi natyror. Në shumë vendbanime janë vendosur instalimet përkatëse. Kështu çdonjëri, që dëshiron dhe i ka mundësitë financiare, mund të përfshihet në këtë sistem dhe të kontribuojë për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Mirëpo, deri sa të mos binden vetë njerëzit se duhet të përdorin lëndë ekologjike djegëse, në disa vendbanime do të jetë vështirë të arrihen normat e lejuar.”

Problemi është se njerëzit më të varfër ngrohen me lëndë djegëse të ngurta. Eksperti thotë se pikërisht ky është shkaku që Ministria e Mjedisit ende nuk ka ndërmarrë masa drastike për ndalimin e tyre. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë gjatë vitit 2011, 57 për qind e njerëzve ngrohen me lëndë djegëse të ngurta, kurse 26 për qind – me rrymë elektrike. 14 për qind e përdorin ngrohjen qendrore dhe vetëm një për qind përdorin gaz. Mirëpo, a është normale se për shkak të mungesës së një vendimi social, njerëzit vazhdojnë të thithin ajër të ndotur?

“Sigurisht që nuk është normale, por e tillë është situata në Bulgari – popullsia është e varfër dhe përdor lëndë djegëse, që nuk janë ekologjike. Ju e shihni se një pjesë e madhe e popullsisë, madje njerëzit në qytetet më të mëdha, refuzojnë ngrohjen qendrore dhe preferojnë lëndët djegëse të ngurta, sepse është më lirë. Kështu qe, siç thuhet, gjithçka është në duart e popullit” – komentoi Valeri Serafimov.

Që të zgjidhet problemi lidhur me ajrin e ndotur për vendin tonë janë parashikuar 120 mln leva në kuadrin e programit operativ “Mjedisi Rrethues”. Përveç kësaj këtë vit bashkitë do të marrin 111 mln leva për ndërtimin e zonave të gjelbra dhe për ndërrimin e autobusëve të transportit publik.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla bullgare

Një shkollë bullgare në Gjenevë feston 40 vjetorin me konkursin "Përralla për jogurtin"

Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus..

botuar më 24-08-10 8.15.PD

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..

botuar më 24-08-09 5.31.MD

Universiteti i Taraklisë tani është pjesë e Universitetit "Angell Kënçev" në qytetin bullgar Ruse

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet..

botuar më 24-08-07 7.02.MD