Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefan Kitanov: “Nuk e di në se së shpejti do të përsëritim një korrje të tillë të madhe të filmave bullgarë”

БНР Новини
Festivali do të fillojë me premierën e filmit të regjisorit Stanimir Trifonov “Me lot në sy”
Foto: siff.bg

Një sasi rekorde filmash bullgarë janë të përfshirë në programin e edicionit të XX jubilar të Festivalit Sofja Film Fest. Ky numër është i denjë për forumin më të madh kinematografik në vend dhe për një qytet krijues të kinemasë nga rrjeti i UNESKO-së, siç është kryeqyteti ynë. “Sofja Film Fest” është në kategorinë e ngjarjeve strategjike në kalendarin e shfaqjeve kulturore të qytetit tonë” – thekson Malina Edreva, kryetare e Komisionit të Arsimit, Kulturës dhe Shkencës pranë Bashkisë së kryeqytetit. Sipas saj roli i pushtetit vendor dhe i institucioneve është të formojnë dhe të zhvillojnë një mjedis, në të cilin krijuesit të disponojnë kushte të përshtatshme për zhvillim.

Moment xhirimi nga filmi “Prokurori, mbrojtësi, i ati dhe biri i tij”Festivali përkrahet si nga Bashkia e kryeqytetit, ashtu edhe Ministria e Kulturës nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Filmave. Qendra ndihmon edhe tregun e projekteve të filmave Sofja Mijtings. Drejtori i Qendrës Kamen Ballkanski iu drejtua ekipit të Festivalit ashtu:

“Në se Sofja Film Fest nuk ekzistonte, publiku nuk do të shikonte aq shumë dhe aq t mirë filma bullgarë të ndihmuar nga Qendra Kombëtare e Filmave. Sivjet në programin e festivalit do të shfaqen 26 filma të xhiruar me përkrahjen e shtetit. Prej tyre 11 janë artistik, 9 – dokumentar dhe 6 janë bashkëprodhim. Kjo shifër vetëm vjen të sugjerojë si shtetit nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Filmave ndihmon kinemanë bullgare. Dëshiroj të përgëzoj Festivalin Sofja Film Fest me jubileun 20-vjeçar, i cili për miqtë e tij ka përgatitur një program të madh dhe të larmishëm. Do të gëzohem, në se sallat do të jenë plotë spektatorësh. Festa është e gëzueshme, kur në fytyrat dhe sytë e publikut shihen lumturia dhe emocioni, të provokuara nga atë që ka parë në ekran.”

Trioja e njohur Georgi Stoev-Xheki, Georgi Penkov-Xhoni dhe Hristo Iliev-Çarli do të dallohet me Çmimin e SofjesFestivali fillon më 1 mars dhe do të zgjatet deri në fund të muajit. Ditën e parë të marsit spektatorët do të shikojnë premierën e filmit të regjisorit Stanimir Trifonov “Me Ted Koçevlot në sy”. Ai është për pasojat e gjenocidit mbi armenët. Hapja zyrtare e maratonës së filmave është më 10 mars me shiritin e regjisores Iglika Trifonova “Prokurori, mbrojtësi, i ati dhe biri i tij”. Atë ditë do t’i dorëzohet Çmimi i Sofjes regjisorit të njohur me origjinë bullgare Ted Koçev. Çmimin e Sofjes një ditë më vonë do të marrë edhe trioja e njohur kinematografike Georgi Stoev-Xheki, Georgi Penkov-Xhoni dhe Hristo Iliev-Çarli. Ata do të prezantojnë premierën e filmit më të ri të përbashkët “Mirë mëngjes, kapiten”.

Në rubrikën “Kinemaja e re bullgare” prezantohen filmat e xhiruara nga vera e kaluar deri në edicionin e sivjetshëm të Festivalit Sofja Film Fest. Lidhur me këtë drejtori i forumit Stefan Kitanov tha:

“Në kuadrin e Festivalit të sivjetshëm do të prezantohen 13 filma artistikë bullgarë me metrazh të plotë. Ata u xhiruan që nga marsi i vitit të kaluar, domethënë që nga fundi i festivalit të mëparshëm deri në organizimin e atij të tanishmit. Tre prej tyre do të kenë premierën e tyre në kuadrin e festivalit. Katër prej filmave do të konkurrohen në nivel ndërkombëtar. 16 filma dokumentarë bullgarë do të prezantohen për herë të parë në Sofje, 8 prej tyre do të kenë premierë botërore. Premierën e vet në kuadrin e Festivalit Sofja Film Fest do të kenë edhe 8 filma të tjerë bullgarë. Duke shtuar edhe filmat e Konkursit “Xhejmisën” për kinema me metrazh të shkurtër, si dhe veprat, të cilat do të prezantohen në formën e tyre të mbaruar ose jo, sivjet prezantojmë përafërsisht 55 filma bullgarë. Nuk e kam të qartë, a do të arrijmë në kohë të afërte të paraqesim aq shumë filma bullgarë, por tani duhet t’u kënaqemi shfaqjeve.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD