Ata do të jenë bashkë në skenë me korin e njohur “Zërat Kozmikë” me dirigjente Vanja Moneva. Tabloja laramane shtohet edhe nga formacioni i vogël i orkestrës simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Publiku do të dëgjojë vepra të kompozitorëve të njohur nga disa gjenerata – Stefan Mutafçiev, Krasimir Kjurkçijski, Nikollaj Kaufman, Millço Vasillev, Georgi Andreev e të tjerë. Për herë të parë “Vallja e nestinarëve” nga Marin Goleminov do të ekzekutohet në një variant për orkestër popullor. Ndoshta kjo është melodia më e njohur nga baleti “Nestinarka” i këtij kompozitori të madh bullgar. Transkribimi është vepër i muzikantit Dimitër Stançev. Veprat e reja, premiera e të cilave do të jetë pikërisht në këtë koncert janë disa. “Kënga dhe valle e dasmës” për kor dhe orkestër nga Dimitër Trifonov. Kostadin Gençev dhe Dimitër Hristov kompozuan pjesa për dy grupe folklorike, për instrumente klasike dhe për këngëtaren popullore Evelina Spasova, të cilën do të dëgjojmë si soliste.
Do të përmendim, se ky koncert është pjesë e programeve tematike të Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, që përfshinin koncertet “Ritmi i Ballkanit”, “Klasikët e muzikës dasmore bullgare”, “Arti i koncert mjeshtërve”, “Portrete muzikore”. Para një muaji orkestra më prestigjioze e muzikës popullore mori çmimin e Radios Kombëtare Bullgare “Sirak Skitnik”. Sezoni është tepër i suksesshëm edhe për korin popullor të grave “Zërat Kozmikë” dhe për dirigjenten Vnja Moneva. Në fund të vitit 2015 ato u kthyen me çmimin e parë dhe të vetëm nga Konkursi Ndërkombëtar Koral i Radios dhe Televizionit Evropian në kategorinë pop, xhaz dhe gospel.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFesta ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..
Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..
Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..
Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3..