Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MAGIC VIEW – projekt i Nikollaj Ivanovit dhe Petër Jordanov-Bëni

Foto: arkiv personal

Magic View është një projekt i dy artistëve, të cilët kanë dëshmuar në kohë afinitetin e vet drejt muzikës etno dhe world. Nikollaj Ivanov nga grupi “OM” kompozon dhe gjatë 20 vjetëve të fundit pasuron vazhdimisht përfytyrimet e tij për muzikë etno. Përdor motive nga Lindja të gërshetuar me folklorin bullgar. Piktor për nga arsimi, ai me mjeshtëri gërsheton në improvizimet e tij piano me kitarë, vokal, flaut.


Përveç kësaj është dhe autor i muzikës ndaj një sërë filmash bullgar. Një pjesë prej temave në to i përdor në projektin e ri. Petër Jordanov-Bëni është i njohur shumë mirë nga grupi “Oratnica” me të cilin ka vizituar pjesën më të madhe të festivaleve botërore në Evropë, Azi, në Lindjen e Largët. Ekzekuton në instrumente të ndryshme të perkusionit si kahon, heng drëm, xhembe, tarambuka ,daulle e të tjera. Rikrijon elemente nga folklori tonë në bazë të një mënyre moderne dhe të lehtë pranimi. Gjatë viteve të fundit Bëni është mes perkusioneve më interesant dhe kreativ të rinj bullgar. Prandaj dhe muzika të cilën e krijojnë bashkë me Nikollajin përbën një sintezë të ndërlikuar prej stileve, me një aksent mbi vibracionin e tingullit të veçantë.

“Me Bënin vjet për herë të parë u ndodhëm së bashku në një skenë- tregon Nikollaj. E ftova të zëvendësoj një kolegun tim për një koncert. Atëherë u njohëm dhe unë mbeta me përshtypje shumë të mira prej tij si njeri dhe si muzikant. Shkaku të drejtohem drejt tij për projektin Magic View është interesant dhe është i lidhur me piktorin –avangardë austriak Xhouzef Tratner. Ai udhëton nëpër botë me një divan bojë rozë dhe kështu njeh vende të ndryshme. Mbi të ulen çdo lloj krijuesish, të ftuar posaçërisht  nga piktori. Kështu ne me Bënin ramë mbi këtë divan. Filluam të ekzekutojmë dhe atëherë vendosëm se, duhet të bëjmë diçka bashkë, si duet. Për një periudhë relativisht të shkurtër kohe u formua një simbiozë midis nesh, e cila u zhvillua shumë mirë në projektin Magikc View. Ne bëjmë një tingëllim shumë të pasur, por jemi vetëm dy. Kjo rastis në sajë të faktit se dhe Bëni, dhe unë përdorim instrumente të ndryshme dhe të shumta-perkusione në të gjithë larminë e tyre, piano, kitara dhe të kënduar. Arrijmë një tingull të shkëlqyer si duet dhe synojmë të bëhemi  akoma më të përsosur me çdo një koncert të ardhshëm.”

Ja se çfarë shton akoma Nikollaj Ivanov për këngët dhe të ardhmen e këtij projekti:

“Programi ynë është i larmishëm për nga ana e stilit dhe i gjithë ky tingëllim i jep një pasuri të madhe muzikës për nga timbri. Mendoj se duhet të reagojmë në mënyrë të zhdërvjellë mbi reagimet e publikut. Njerëzit gjithnjë e më vështirë e frenojnë vëmendjen e vet, gjithnjë e më vështirë gllabërohen. Kërkohen gjëra të cilat “bluhen lehtë” dhe një larmi në skenë. Si artistë, ne jemi të detyruar tu ofrojmë dëgjuesve tanë, atë të cilën ata e presin prej nesh. Këngët tona janë të fiksuara nga ana tematike, kanë një ndërtim të vet të brendshëm. Ne improvizojmë midis temave, por improvizimi varet nga vendi, në të cilin zhvillohet koncerti, si dhe nga publiku. Kur ekzekutojmë në një klub, muzika tonë duhet të përshtatet me tingëllimin dhe gjendjen shpirtërore përkatëse. Kurse kur jemi në sallë, publiku është i përqendruar në çdo një tingull dhe arrijmë diçka si një meditim muzikor.”

Premiera e këtij projekti qe gjatë muajit nëntor të vitit 2015 në qytetin Ruse. Aktualisht të dy muzikantët zhvillojnë turneun e vet të përbashkët të parë, që përfshin qytetet Ruse, Plovdiv, Sofja, Veliko Tërnovo, Varna dhe Kavarna.

Nikollaj dhe Petër kanë idenë të botojnë projektin dhe në një disk. Përveç kësaj duan ta paraqesin në skena të ndryshme evropiane. Nikollaj Ivanov mban për faktin që projekti Magik View të jetë “i hapur”, me fjalë të tjera në të, të vijnë si miq muzikant të ndryshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD