Në se kërkoni tingëllimin e vjetër të këngëve të krahinës së malit Stranxha, padyshim do ta zbuloni në zërin e këngëtarit Petko Nançev nga fshati Gramatikovo. Në se dëshironi të dëgjoni tregimin interesant për natyrën e bukur të malit Stranxha, ju ofrojmë një intervistë, të cilën ai e dha posaçërisht për Radio Bullgarinë. Disa dekada ai punonte si pylltar. Kohët e fundit bëri incizime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare dhe të gjithë pa shoqërim instrumental. Ndër ta ka kryevepra unike të cilat janë karakteristike për zakonet e ndryshme popullore.
“Kënga dhe zakonet e krahinës së malit Stranxha në thelbin e vet përmbajnë shumë mesazhe dhe domethënie. Dhe kjo është që nga koha e trakëve. Rajonin tonë e kanë populluar shumë qytetërime, duke lënë gjurmët e tyre. Por në thelbin mbetet bukuria dhe trashëgimia e kulturës së trakëve. Edhe pas pranimit të fesë së krishtere si fe zyrtare në mesin e shekullit IX, te ne u ruajtën disa prej riteve pagane. Shembuj për këtë janë vallëzimi mbi prush, i njohur si Nestinarstvo dhe Dita e Enjos, e njohur tek ne si Janivo Bule. Kjo ditë bie më 24 qershor, kur kisha shënon Ditën e Joan Pagëzorit. Në të kaluarën jeta e banorëve të krahinës Straxha shoqërohej me këngë – që nga lindja deri te vdekja. Këngët e kësaj krahine janë të larmishme dhe të llojllojshme u kushtuara Krishtlindjes dhe festave të ndryshme kishtare. Një cikël interesant janë këngët gjatë Kreshmëve të Mëdha para Pashkëve, kur janë të ndaluara dasmat, pagëzimet, të gjitha argëtimet. Në krahinën tonë interpretohen këngë pranverore në zbatimin e ritit Filek. Ato janë të ngadalta, plotë dashuri dhe brengë. Kemi këngë për prashitjen e misrit, për korrje, për shirje. Gjatë vjeshtës vjen radha e këngëve të ndejave.”
Stranxha është një mal i arritshëm. Bjeshkët e saj të shtrira mbajnë në vet veten atmosferën e misticizmit. Folkloristët pranojnë, se muzika e Stranxhës është pjesë e arkitektonikës së malit. Tablo tërheqëse për këtë unitet rikrijon me fjalë Petko Nançevi:
“Më se 40 vjet punova në sistemin e mbrojtjes së pyjeve. Para kësaj kur isha fëmijë e shoqërova gjyshin, i cili kishte një çiflig në bregun e lumit Veleka – një vend që njihet me bukurinë e papërshkrueshme dhe me larminë e madhe të bimëve. Në malin Straxha takohen më se 35 bimë me gjelbërim të përhershëm. Disa prej tyre janë relikte nga koha e terciarit, para periudhës së fundit akullore. Ndër ta është rododendri i Stranxhës (Rhododendron ponticum), i cili është i zgjedhur simbol i malit. Natyra e pasur plotë bimë unike tërheq shumë turistë. Për ta interes përbëjnë edhe kishat e vjetra. Më e lashtë është kisha “Shën Lluka”. Ajo daton para më se 300 vitesh dhe ngre shtat në një fshat, që ndodhet në afërsi të vendbanimit tim. Themelet e saj janë të futura thellë në dhe sepse në kohën e robërisë osmane nuk lejohej, që kishat të ngrihen lartë mbi tokën. Janë të njohura edhe shenjtëroret trake. Më interesante është shenjtërorja Endipaska, ku nga themelet e një shkëmbi buron uji mjekues. Unik janë të ashtuquajturat Unazë Solar, si dhe ujëvara në rajonin Dokuzak pranë fshatit Stoillovo. Vendi Vllahov Doll në viset e fshatit Gramatikovo konsiderohet vendlindja e valltarëve mbi prush të quajtur nestinar. Të dielën e fundit të muajit maj aty mblidhen njerëz nga pesë fshatrat e këtyre valltarëve: Gramatikovo, Slivarovo, Bëllgari, Kondollovo, Kosti. Aty valltarët ecin me këmbë të zbathur mbi prushin e zjarrtë dhe bëjnë profeci. Nuk mund të përfytyroj jetën time pa malin, ose larg tij. Këngët dhe zakonet janë në thelbin e jetës sime.”
Petko Nançevi është i bindur, se traditat duhet t’u transmetohen brezave, kështu që të mbijetojnë. “Kujtesa farefisnore duhet të ruhet gjatë viteve. Është një gjynah që të humbin këtë pasuri, të cilën e kemi” – rrëfen këngëtari. Si një adhurues i etshëm i folklorit ai përpiqet që t’u transmetojë të rinjve këngën e krahinës së Stranxhës në stilin e saj origjinal.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..