Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“BonBoniera” ose të zhytemi në muzikën e grupit vokal “Bon-Bon”

Foto: “Bon-Bon”

Para dy dekadash në Bullgari u krijua grupi vokal “Bon-bon”. Ai përbëhet nga fëmijë të buzëqeshur, me zëra të ëmbël dhe shumë artistik. Meloditë, tekstet e bukura të përshtatura me moshën e interpretuesve, sjellja artistike – të gjitha këto menjëherë e dalloi grupin. Kështu kjo përrallë muzikore vazhdon 20 vjet. Këtë përvjetor muzikantët e vegjël do të shënojnë me një koncert të madh në Pallatin Kombëtar të Kulturës më 9 prill. Bashkë me interpretuesit më të vegjël në skenë do të dalin edhe “bonbone”- t e rritura, të cilat e shënuan fillimin – Poli Genova dhe trio LaTiDa. Përvjetorin e 20-të do të respektojnë edhe shumë interpretues të njohur pop si Jordanka Hristova, Neli Rangelova, Doni dhe Neti, Sillvija dhe Tedi Kacarovi, Grafa e shumë të tjerë. Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare dhe muzikantët Konstantin Cekov – piano dhe Stojan Jankullov-Stunxhi – vegla me goditje do të shoqërojnë ekzekutimet.

Më shumë për historinë e grupit “Bon-Bon” mësojmë nga Rozi Karasllavova – pedagoge vokale dhe themeluese e grupit: “Rrënjët e asaj, që bëj sot fshihen në fëmijërinë time, kur papritmas zbuluan talentin tim. Në një vatër të kulturës mësova t’i bie pianos. Atje më zbuloi një pedagoge e Akademisë Kombëtare Muzikore. Kështu ajo më këshillojë të japë provimet në Shkollën Muzikore, ku isha në klasën e pedagoges më të mirë të pianos Emilija Kaneva. Krahas kësaj isha pjesë e korit të fëmijëve “Pim-Pam”, udhëheqës i të cilit ishte kompozitori i njohur bullgar Boris Karadimçev. Përderisa studijova në Akademinë Kombëtare Muzikore këndova në grupe të ndryshme pop. Pak më vonë kur bija e madhe rriti mjaftë, edhe ajo e vazhdoi rrugën time në grupin “Pim-Pam”. Më pëlqente puna me fëmijët dhe kështu vendosa të formoj një grup të vet. Bashkëmendimtare e mi në këtë nismë ishte Viktorija Mihajllova, e cila edhe më sot është bashkë me mua dhe me grupin “Bon-Bon”.”

“Bon-Bon Music” është emri i shkollës muzikore, e cila u krijua pak më vonë. Ideja është, që kur këngëtarët e vegjël mbushin moshën 12- 13 vjeçare, kur duhet të dalin nga grupi, në se dëshirojnë të merren me muzikë, të vazhdojnë në këtë shkollë. Rozi Karasllavova dhe bashkëshorti i saj Boris Çakërov – kompozitor dhe përpunues i pjesës dërmuese të repertorit të formacionit, vendosën të krijojnë këtë shkollë, që të motivojnë ata që dëshirojnë të merren me art.

Për repertorin e grupit “Bon-Bon” Rozi Karasllavova shpjegon: “Përpiqemi, që të krijojmë muzikë për të gjithë fëmijët e grupit. Në grup ka edhe fëmijë të rritur, kështu që dëshirojmë të krijojmë muzikën e përshtatshme për ta. Më duket, se këngët e njohura fëmijësh, me të cilat rritën breza të tëra bullgarësh janë pak të harruara. Bashkëpunojmë me kompozitorë të njohur. Edhe tekstet i shkruan krijues të dalluar. Në sajë të stileve të ndryshme, të cilët interpretojmë mësojmë edhe teknika të ndryshme muzikore si pop, rap, soull. Bëjmë edhe aranzhime të reja të këngëve të vjetra shkollore, kështu që të jenë më afër fëmijëve të sotëm.”

Për partnerët skenikë të koncertit më 9 prill Rozi Karasllavova rrëfen, se ata janë artistë, me të cilët këngëtarët e vegjël kanë punuar dhe kanë marrë pjesë në nisma të shumta, edhe bamirëse. Në program do të tingëllojnë këngë të interpretuara nga grupi “Bon-Bon” që nga krijimi para 20 vitesh e deri më sot.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ersin Mustafov nga JEREMY? me një projekt të pavarur - "Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë"

Në sinkron me pranverën me shi jashtë, Ersin Mustafov na dërgon mesazhin gazmor “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” me këngën e tij me të njëjtin emër. Meqenëse e njohim deri tani si frontmenin e JEREMY? , po e mirëpresim me interes..

botuar më 24-06-03 6.10.PD

"Përshëndetje" - diçka e re nga Mary Boys Band

Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër.  Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..

botuar më 24-05-31 6.15.PD

Shpallen fituesit e konkursit të Radios Kombëtare Bullgare për Këngën e Re Bullgare "Pranvera"

Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..

botuar më 24-05-30 6.15.PD