Para dy dekadash në Bullgari u krijua grupi vokal “Bon-bon”. Ai përbëhet nga fëmijë të buzëqeshur, me zëra të ëmbël dhe shumë artistik. Meloditë, tekstet e bukura të përshtatura me moshën e interpretuesve, sjellja artistike – të gjitha këto menjëherë e dalloi grupin. Kështu kjo përrallë muzikore vazhdon 20 vjet. Këtë përvjetor muzikantët e vegjël do të shënojnë me një koncert të madh në Pallatin Kombëtar të Kulturës më 9 prill. Bashkë me interpretuesit më të vegjël në skenë do të dalin edhe “bonbone”- t e rritura, të cilat e shënuan fillimin – Poli Genova dhe trio LaTiDa. Përvjetorin e 20-të do të respektojnë edhe shumë interpretues të njohur pop si Jordanka Hristova, Neli Rangelova, Doni dhe Neti, Sillvija dhe Tedi Kacarovi, Grafa e shumë të tjerë. Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare dhe muzikantët Konstantin Cekov – piano dhe Stojan Jankullov-Stunxhi – vegla me goditje do të shoqërojnë ekzekutimet.
“Bon-Bon Music” është emri i shkollës muzikore, e cila u krijua pak më vonë. Ideja është, që kur këngëtarët e vegjël mbushin moshën 12- 13 vjeçare, kur duhet të dalin nga grupi, në se dëshirojnë të merren me muzikë, të vazhdojnë në këtë shkollë. Rozi Karasllavova dhe bashkëshorti i saj Boris Çakërov – kompozitor dhe përpunues i pjesës dërmuese të repertorit të formacionit, vendosën të krijojnë këtë shkollë, që të motivojnë ata që dëshirojnë të merren me art.
Për repertorin e grupit “Bon-Bon” Rozi Karasllavova shpjegon: “Përpiqemi, që të krijojmë muzikë për të gjithë fëmijët e grupit. Në grup ka edhe fëmijë të rritur, kështu që dëshirojmë të krijojmë muzikën e përshtatshme për ta. Më duket, se këngët e njohura fëmijësh, me të cilat rritën breza të tëra bullgarësh janë pak të harruara. Bashkëpunojmë me kompozitorë të njohur. Edhe tekstet i shkruan krijues të dalluar. Në sajë të stileve të ndryshme, të cilët interpretojmë mësojmë edhe teknika të ndryshme muzikore si pop, rap, soull. Bëjmë edhe aranzhime të reja të këngëve të vjetra shkollore, kështu që të jenë më afër fëmijëve të sotëm.”
Për partnerët skenikë të koncertit më 9 prill Rozi Karasllavova rrëfen, se ata janë artistë, me të cilët këngëtarët e vegjël kanë punuar dhe kanë marrë pjesë në nisma të shumta, edhe bamirëse. Në program do të tingëllojnë këngë të interpretuara nga grupi “Bon-Bon” që nga krijimi para 20 vitesh e deri më sot.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dy emra yjesh nga dy breza të muzikës bullgare - Ljubo Kirov dhe Mihaella Marinova - po takohen sërish. Së bashku i dëgjuam për herë të parë në vitin 2020 në versione duete në këngën tashmë hit të Ljubo Kirovit "Mundem". Ishte një sukses i tillë..
Muzikantët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) nga Grupi Vokal i Fëmijëve "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - prezantojnë koncertin e tyre tradicional pranveror. Ai i kushtohet 70 vjetorit të kompozitorit Krasimir Miletkov, i cili..
Është vetëm fillimi i javës së punës dhe tashmë ndihemi të lodhur, të djegur në punën tonë... Kështu që kënga e Grafa “Burnout” është vetëm për ne! Herët a vonë, të gjithë mund ta njohin veten në personazhin e "Burnout" si një nevojë për ta..
Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e..