Me muzikën nga albumi i ri “Time in Time Out” të“Versionit akustik” – shënojmë tridhjetë vjetorin e krijimit të xhaz formacionit – të cilit i janë kushtuar të gjitha aktivitetet e Antoni Donçevit – piano, Hristo Jocovit – bateri, dhe Georgi Donçevit – kontrabas, gjatë muajve të fundit. Ndërsa miqtë e kulturës bullgare në Kanada me siguri do të gëzohen të mësojnë datat në të cilat “Versioni akustik” do të marrë pjesë në Edicionin e gjashtë të “Festivalit bullgar të arteve” (Bulgarian Arts Festival). Kjo është pjesëmarrja e parë e trios në forumin prestigjioz. Muzikantët do të interpretojnë tri ditë me radhë – në koncerte para festivalit – më 22.04. në Montreal, më 23.04. – në Otavë dhe më 24.04. – në Toronto.
“Është mirë, se aktivitetet e përfshira në programin e festivalit tashmë fitojnë popullaritet jo vetëm ndër komunitetin bullgar, por edhe ndër publikun kanadez. Zakonisht ne afishen e tij përfshihen xhaz koncerte, ekspozita, shfaqje teatrale dhe ansamble folklorike, të gjitha këto ndihmojnë për ruajtjen e traditës bullgare përtej oqeanit. Në këtë edicion ne gërshetojmë prezantimin e albumit tonë të ri me përvjetorin tonë të 30 të krijimit.”
Antoni Donçev dhe Hristo Jocov vijnë nga familje muzikore. Miqësia e tyre daton disa vite para krijimit të “Versionit akustik”. Edhe të dytë janë me arsim serioz klasik muzikor, por qysh si nxënës në Shkollën Kombëtare Muzikore kanë zgjedhur t’ua përkushtohen xhazit.
“Fillimi i vërtetë i grupit ishte në vitin 1985 – rrëfen Hristo Jocovi. – Atëherë fituam çmime në dy forume të mëdha të xhazit – në Hoeilaart të Belgjikës dhe në Leverkuzen të Gjermanisë. Formacionin “Version akustik” e themeluam së pari me Antonin, pas kësaj në vitin 1989 u përfshi dhe vëllai i tij Georgi Donçev. Pak më vonë ai shkoi për studime në Universitetin “Barkley”, u bënë ndryshime në grupin, por ai pas kësaj u kthye dhe tani është me ne. Të gjitha pjesët në albumin e ri janë krijuar gjatë dy vjetëve të fundit dhe janë pjesë e repertorit tonë koncertal. Gjithmonë kam qenë i bindur, se pavarësisht nga vitet që kalojnë, nga ndikimet të cilave u jemi të nënshtruar në të përditshmen tonë profesionale, stili i “Versionit akustik” mbetet një markë e ruajtur. Për ne formacioni është më tepër se nevojë, ai është fat. Kur ndodhemi në skenë botët tona takohen, ndiejmë një komfort të jashtëzakonshëm dhe një paritet në tërë larminë e shfaqjeve tona në kuadrin e projekteve të tjera. Kjo është e kuptueshme, ne jemi bashkë prej shumë vitesh. Bile nuk kemi nevojë të flasim njeri me tjetrin, muzika bëhet për ne forma e vetme e komunikimit.”
Në fund le të themi, se krahas pjesëve të reja prej albumit të ri, në koncertet muzikantët do të prezantojnë dhe disa kompozime të reja, të cilat do të interpretohen për herë të parë në “Festivalin bullgar të arteve” në Kanada.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe..