Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i pestë i Vivapianos – sukses për pjesëmarrësit dhe organizatorët

Foto: ardenzamusic.org

“Edukimi muzikor, sidomos ai i pianos, mund të përdoret për zhvillimin e disa vetive shumë të vlershme, si gjykimi, përqendrueshmëria dhe mendja e qartë, shkathtësia, parashikueshmëria, autokriticizmi...” – Këtë e ka shkruar në mes të shekullit të XX-të pedagogu i madh bullgar akad. Andrej Stojanov. Teoricien muzikor, pianist dhe kompozitor, ai është një prej themeluesve të Shkollës sonë të Pianos. “Vepra e tij më frymëzoi për të krijuar konkursin për pianistë – joprofesionalistë.” Këto janë fjalë të Daniella Dikovës, drejtoreshë artistike e Vivapiano. Në dhjetë grupet e moshës të garës sivjet morën pjesë rreth 120 entuziastë nga Bullgaria, Austria, Zvicra, Rumania etj.

Le të rikujtojmë se konkursi i sivjetshëm i është kushtuar përvjetorit të 120-të të lindjes së kompozitorit Petko Stajnov, kurse pjesët e detyrueshme atje u kompozuan nga disa krijues bashkëkohorë bullgarë mbi materialin tematik të veprave të klasikut bullgar.

Emocionet e nxënësve dhe pedagogëve rreth paraqitjes në programin e konkursit ishin të arsyeshme – në juri morën pjesë pedagogë dhe interpretues të shquar, përfaqësues të shteteve të ndryshme, të cilët na treguan për përshtypjet e tyre.

Vasilij Ilisavski është i njohur te ne si muzikant, i cili u bie pianove të vjetra dhe si pedagog në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”. Ai merr pjesë në jurinë e Vivapianos herën e tretë me radhë.

“Konkursi po zgjerohet. Kjo ishte përshtypja ime e parë, kur mora pjesë për herë të parë në juri. Nuk kam pritur se konkursi do të arrijë një nivel kaq të lartë. Madje jam pak i trembur, sepse nuk e di nëse do të mund ta përdorim këtë energji në mënyrën më të mirë. Shpresoj se Daniella Dikova do të japë ide në këtë drejtim.”

Ariadne Bazili – Kaneti – pianiste, pedagoge, drejtoreshë e një shkolle muzikore në Kloseternojburg: “Ideja për krijimin e këtij konkursi është e mrekullueshme – tha ajo. – Që prej shumë kohe Bullgaria është e njohur në botë si një vend me tradita shumë të mira muzikore.

Birsen Uluxhan ka lindur në Shumen, ka mbaruar Shkollën Muzikore “Dobri Hristov” në Varna, në klasën e Katja Cvetkovës. “Nga ajo mësova shumë” – na tregon Birsen. Ajo e ka vazhduar arsimin e saj në Stamboll dhe Londër, gjatë disa viteve të fundit banon në Turqi.

“Për mendimin tim atmosfera e konkursit duhet të jetë më relaksuese. Disa pedagogë janë shumë ambiciozë. Çmimet vërtetë janë të rëndësishme, por në aktivitete të tilla në vend të parë është gëzimi nga muzika. Këta janë interpretues joprofesionalë, të cilët kontribuojnë për formimin e shpirtit të shoqërisë. Jam e frymëzuar nga puna e organizatorëve dhe më konkretisht nga puna e Daniella Dikovës. Sa për kandidatët, ata me të vërtetë ishin shumë të mirë. Ne sikurse ishim në koncert, por në fakt emocionet janë shumë të mëdha.

Emanuill Ivanov është mbajtësi i Grand Prix të konkursit. Ky çmim i dorëzohet interpretuesit më të mirë nga katër grupet e moshës.

Veneciela Najdenova ka mbaruar Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Ajo banon dhe punon në Zvicër më shumë se dy dekada. Atje është pedagoge, organizon ngjarje muzikore dhe merret me kritikë dhe publicistikë muzikore, kompozon, jep koncerte.

“Isha juri në grupet më të vogla – thotë ajo. Pashë shumë fëmijë të talentuar, shumë punë, angazhime dhe ambicie sa u përket prindërve të tyre. Në qoftë se duhet të uroj diçka, kjo është lidhur me seleksionimin e veprave, të cilat duhet ta tregojnë talentin e nxënësve. Një rekomandim tjetër është që t’i kujtohet një vëmendje më të madhe muzikës bashkëkohore. Ka shumë pjesë të bukura të krijuara gjatë disa viteve të fundit.”

Në këtë mozaik prej përshtypjesh përfshihet edhe Daniella Dikova:

“Përfundimi, që mund të bëhet për Vivapiano 2016 – në vend të parë vëzhgohet rritje e madhe e numrit të kandidatëve në krahasim me vitet e kaluara. Tashmë ka një komunikim shumë të mirë midis jurisë dhe pedagogëve. Ekipi i fondacionit “Ardenca”, i cili e organizon aktivitetin, punon shkëlqyeshëm. Për mendimin tim edicioni i pestë shënon një kulm të vërtetë në krahasim me konkurset e deritanishme.”

Në fund le të shënojmë se në grupin e pianistëve-amatorë më shumë se 20 vite kishte dy aktorë bullgarë. Icko Finci mori çmimin e posaçëm për një orkestrim të tij, kurse Rashko Mlladenov mori çmimin e parë ndër pjesëmarrësit më të moshuar. Ai interpreton “Rëçenica” të Petko Stajnovit – Bozhidar Abrashevit – biri.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Popullore e BNR mbyll sezonin me një produksion të ri dhe solistë të ndritur

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..

botuar më 24-06-20 6.15.PD

Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri - "Zemra e re"

Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..

botuar më 24-06-19 1.25.MD
Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD