Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Është bërë i njohur Najden gramatik” – këngë popullore për librin, mësuesit dhe mësimin

БНР Новини
Foto: arkiv

Në festën e sotme kushtuar shkrimit sllav kthejmë vështrim drejt këngëve tona tradicionale, të cilat i kushtohen librave dhe mësuesve. Ato kanë ruajtur dëshmi për dashurinë e njohur të bullgarit ndaj dijes dhe lartësimit shpirtëror, për respektin ndaj të arsimuarve.

Dita e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij shënohet si një festë kishtare akoma gjatë shekullit të XI-të. Si Ditë e Arsimit për herë të parë shënohet në qytetin e Plovdivit gjatë vitit 1851, kur në shkollën e eparkisë, e cila mban emrin e vëllezërve të shenjtë është organizuar festë dhe një procesion shkollor. Nuk ka një popull tjetër, i cili prej shekujve të nderojë krijimin e alfabetit të vet dhe të letërsisë me një festë të posaçme. Librit dhe alfabetit u janë kushtuar shumë gjëegjëza dhe fjalë të urta. Një nga më të shpërndarat (me variante të ndryshme dialektike) është: “Ugar i bardhë, farë e zezë. E mbjell më dorë, e korr me sy. Çfarë është kjo? Libri.” E thënë në mënyrë më të përgjithësuar, libri është simbol i dijes, një atribut i pandarë i njerëzve të arsimuar.

Dikur mësuesi është quajtur dhaskal, gramatik. Jo pak mësues rilindës kanë mbetur me emra të ngjashëm në historinë – Dhaskal Manoll, Dimitër Rilec, Joan Gramatik, Matej Gramatik..Shkollat e para bullgare janë ato në të cilat mësuesit kanë qenë priftërinj pa një arsim të posaçëm për mësimdhënie. Zakonisht dhaskali ka qenë njeri i lidhur me kishën, zanatçinj, burra të rinj të cilët janë mësuar të lexojnë dhe të shkruajnë.




Në këngën “Mësues ta bëjmë” heroi kryesor është “Milen, vojvoda i ri” i cili di shumë të lexojë dhe të shkruajë. Di dhe “libër grek dhe turk dhe për më tepër atë të bardhë bullgar.” Prandaj të parët e fshatit kanë vendosur të bëjnë mësues – t’i mësojë fëmijët të lexojnë dhe të shkruajnë. Le të shënojmë se thënien “e bardhë” populli ynë e përdor si sinonim të pastërtisë dhe të lartësimit. Prandaj në këngët popullore besimi është “i bardhë-bullgar”, vasha e bukur është “bullgare e bardhë”...

“Është bërë i njohur Najden gramartik (ose bukurosh) të lexojë dhe të shkruajë – më shumë nga peshkopi, nga peshkopi i Plovdivit”. Më tutje në këngë tregohet, se kleriku i lartë ka shkruar libër (letër) kurse “libri shkruan, fletë”. Najdeni të shkojë tek ai. Gjatë takimit peshkopi i thotë gramatikut të ri të bëhet dhaskal. Kjo këngë e cila ekziston në variante të shumta i këndon Najden Gerovit. Ose të paktën kështu pohojnë historianët. Një shkrimtar bullgar, gjuhëtar, folklorist, themelues të njërës prej shkollave të para me klasa, ai është iniciator dhe të festimit të parë të festës të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.

Shumë shpesh për mësues janë emëruar djem fare të vegjël. Si heroi në këngën e Gjeorgji Gjermanovit “Ka ardhur një djalë dhaskal të mësojë fëmijët”. “I mëson sa i mësoi, dhe pas kësaj dhe vajzat i mësoi.” Del se, djali i ri është dashuruar pas Zllatkës së bukur, dhe ka filluar të mos të shkojë në shkollë dhe gjithë është vërtitur rreth shtëpisë së vajzës, duke shpënë dhe armagan (peshqesh) – limona dhe portokall.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD