Koncerti simfonik “Bolero” do t’i gëzojë adhuruesit e muzikës klasike me veprën e njohur të kompozitorit Moris Ravel. Fantazia-uverturë “Romeo dhe Zhulieta” e Çajkovskit dhe “Pini di Roma” e Ottorino Respighit janë xhevahiret e tjera në program. Solistë të Koncertit për dy piano dhe orkestër të Pulenk janë muzikantët e famshëm: Stanisllav Judeniç – mbajtës i medaljes së artë në Konkursin e XI Ndërkombëtar “Van Klajbern”, SHBA (2001) dhe Pllamena Mangova – me çmim të dytë në Konkursin prestigjioz Ndërkombëtar “Mbretëresha Elizabet” në Bruksel (2007).
Virtuozi Stanisllav Judeniç vjen për herë të parë në vendin tonë për të marrë pjesë në koncertin, me të cilin mbyllet programi i pasur i “Sallonit të arteve 2016”. Koncerti madhështor, producent i të cilit është Pallati Kombëtar i Kulturës, do të jetë me 5 qershor në Sallën nr. 1 të Pallatit.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..