Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Artistët bullgarë organizojnë një koncert në kujtim të pianistit Vasill Parmakov

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Kur një artist ndërron jetë e përcjellin atë me duartrokitje, nderojnë artin, me të cilin ka jetuar, të cilin e ka dashuruar. Koncerti për Vasill Parmakov organizohet vetëm disa javë pasi shteti ynë humbi një nga muzikantët e tij më të talentuar të muzikës xhaz. Ngjarja do të zhvillohet më 14 qershor në një nga klubet e natës të Sofjes. Kolegët dhe miqtë e pianistit të madh do të interpretojnë pjesët e tij më të njohura. Stojan Jankullov – Stunxhi (perkusione), Veselin Veselinov – Eko (kontrabas), Ivan Leçev (kitarë), Vlladimir Kërparov (saksofon) do të kujtojnë vitet më të mira të “Zonës C” – formacionit, të të cilit Vasill Parmakovi ishte bashkëthemelues. Detyrën jo të lehtë për ta zëvendësuar atë në piano e ka ndërmarrë Vasill Spasovi. Do të dëgjojmë akoma një artist bullgar me të njëjtin emër – Vasko Krëpkata (këngëtar dhe kitarist të muzikës blus dhe rok), kështu edhe pianistët e xhazit Antoni Donçev dhe Zhivko Petrov, basistët Dimitër Shanov dhe Dimitër Karamfillov, trumbetarët Venci Bllagoev dhe Rosen Zahariev – Roko, bateristët Hristo Jocov dhe Dimitër Semov, këngëtarja e xhazit Marina Gospodinova, aktorët nga “Engjëjt e Kasielit” – Icko Finci dhe Dobrin Dosev (i cili krijoi një mono spektakël mbi tekstet e Parmakovit).

Instrumentalist dhe improvizues i mrekullueshëm, Vasill Parmakov ishte një person i pazakonshëm, me ndjenjë humori të palodhshme dhe nganjëherë të ashpër. Me mundësi të pazakonshme për të gjeneruar ide dhe për të zhvilluar idetë muzikore të partnerëve të tij. Secili që ka pasur mundësi t’i dëgjonte interpretimet e tij, di për çfarë bëhet fjalë. Ishte shumë i njohur me postet e tij në facebook, plot me histori qesharake, ironi, sarkazëm. Kohët e fundit në to kishte më shumë dhimbje dhe dëshpërim. Vasilli nuk bënte kompromise. Në çdo nivel. Pas shumë vitesh punë jashtë shtetit (me gjendje të mirë financiare), në vitit e 90-të të shekullit të kaluar Vasill Parmakovi u kthye në Bullgari – me idenë se pas ndryshimeve politike njerëzit e artit dhe vetë arti do të jenë ndër prioritetet e shoqërisë. Ai zgjodhi rrugën e muzikantit të klubeve dhe nuk dëshironte të bënte kompromise me muzikën e tij. Për këtë arsye kishte shumë vështirësi financiare. Fakti se një talent i jashtëzakonshëm si Parmakovi ka punuar për 20 levë (10 euro) për natë dhe se ka pasur vështirësi të mëdha financiare u bë shkak për shqiptimin e fjalëve të rënda dhe për zemërim të hapur. Do të gjeni komente të tilla në të gjitha artikujt dhe intervistat pas vdekjes së tij.

“Dhe më në fund kjo që është e rëndësishme është muzika e tij, e cila tani na bashkon” – mendojnë kolegët e Vasill Parmakovit. Saksofonisti Vlladimir Kërparov, një nga muzikantët e “Zonës C”, i cili tashmë shumë vjet me sukses prezantohet në tërë Evropën, tha: “Për mua kjo bandë nuk është vetëm një kult. Gjithmonë e kam thënë këtë– për mua ajo është arsimi më i mirë. Isha 18-vjeçar kur fillova të interpretoja me “Zonën C”. A mund të përfytyroni çfarë ishte për mua mundësia që të interpretoja me muzikantë si Parmakov, Stunxhi, Ivan Leçev. Gjithmonë me një kënaqësi të madhe kam dhënë koncerte me ta. Pas vdekjes së Vasillit u shkruan dhe u thanë shumë gjëra, mirëpo unë preferoj të jem optimist. Sepse e kemi muzikën e tij. Përgjegjësia jonë tani është e stërmadhe, sepse duhet ta ruajmë atë dhe të vazhdojnë të krijojmë të frymëzuar nga ajo.”

Vlladimir Kërparov na shpjegoi gjithashtu se në interpretimin e dy prej pjesëve do të përfshihet i biri i Vasill Parmakovit.

“Strehim në shi“ është ndër këngët më të njohura të kompozuara nga Vasill Parmakovi. Është përfshirë në albumin e parë të Vasill Petrovit dhe është një nga hitet e këngëtarit të shquar të muzikës xhaz. “E takova rreth dy muajsh para vdekjes së tij. Interpretuan bashkë me Veselin Veselinov – Eko në një klub nate dhe pas mbarimit të koncertit bëmë një “jem session” si dikur. Kënduam deri në të gdhirë. Falënderoj nga zemra për këtë kujtim – tha Vasill Petrov. – Jashtëzakonisht specifik, jashtëzakonisht i talentuar – jo vetëm si pianist, por edhe si kompozitor dhe producent muzikor. Bënte gjithçka me lehtësi dhe prej çdo gjëje bënte art. Vitet e fundit botoi një libër me titull “Unë dhe major Bljuher”, në të cilin mblodhi tregime, mendime, poezi... Me sa di ai ishte duke përgatitur akoma një tjetër. Diferenca mes tij dhe kolegëve të tij është e madhe – me siguri në favor të tij. Ishte njeri i çuditshëm, ekscentrik, si çdo një njeri gjenial. Nuk ishte një person standard.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vera e xhazit në Plovdiv vazhdon

Plovdiv Jazz Summer - programi veror i një prej festivaleve më të mëdha të xhazit në vend, Plovdiv Jazz Fest, filloi në mes të korrikut. Festivali vazhdon me tre koncerte në kinemanë verore "Orfeu" në Plovdiv dhe një koncert spektakolar falas në..

botuar më 24-08-05 8.10.PD

Interpretues nga 18 vende në skenën e "Bansko Jazz Festival"

Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet në qytetin malor në një skenë të madhe live. Programi i pasur përfshin 135 interpretues nga..

botuar më 24-08-02 7.10.PD

Festivali i nëntë "Opera në maja" në Bellogradçik do të nderojë Giacomo Puccini

Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...

botuar më 24-08-02 6.05.PD