Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borisllava Taneva për jetën e saj si pedagoge, interpretuese dhe kompozitore

Foto: arkiv personal

Incizime, koncerte, detyra krijuese të karakterit të ndryshëm... Prof. Borisllava Taneva mban tërë këtë “barrë profesionale” prej vitesh. Gjatë muajve të fundit lajmet rreth saj janë aq shumë, se bile nuk do të mund t’i përmendim të gjitha. Në fund të vitit 2015 radioja “Klasik FM” për kontributin e saj të tërësishëm si pedagoge e dekoroi me çmimin “Lira e kristaltë”. Për veprimtarinë e saj aktive krijuese ishte dalluar nga klasifikimi i transmetimit “Alegro Vivaçe” të programit “Horizont” pranë Radios Kombëtare Bullgare – “Muzikant i vitit”. Para disa ditëve ishte koncerti i studentëve të saj, që kanë fituar çmime në konkurse ndërkombëtare klavire gjatë këtij viti shkollor. Vetë ajo jep koncerte, zhvillon dhe një numër të madh klasa mjeshtërore në vendin tonë dhe jashtë shtetit, ndërsa pas ditëve të numëruara do të jetë takimi i saj me studentë në Gjenevë, ku prej vitesh jep mësimdhënie. Para pak kohe prof. Taneva u bë Zëv/rektore e Akademisë Kombëtare Muzikore. Gjeti kohe edhe për të bërë incizime në studion e Radios Kombëtare.

Borisllava Taneva ka mbaruar Shkollën Kombëtare Muzikore me medaljen e artë. Vazhdoi arsimin në Akademinë Kombëtare Muzikore te profesorët Xhulia dhe Konstantin Ganevi – për piano, ndërsa kompozim te profesori Parashkev Haxhiev. Vet ajo është pedagoge në akademi që nga viti 1989 deri më sot. Nga vitet 80 janë dhe disa prej çmimeve të saj në konkurse klavire – Sinegallia (1983), “Svetosllav Obretenov” (1988). Në duetin klavir me Ilija Çernaevin kanë fituar çmime në konkurset ndërkombëtare në Caltanissetta (1996) dhe në Tokio( 2000).

Si gërsheton aktivitetet e ndryshme si muzikante, cilat prej çmimeve janë më të rëndësishme për të na shpjegon vetë Borisllava Taneva: “Ndoshta për mua më i rëndësishëm është Çmimi i madh në Torneo Internazionale di Musica në vitin 1998, ku u paraqitëm si duet me Ilija Çernaevin. Ndër 3800 pjesëmarrësit në të gjitha kategoritë, ne fituam vlerësimin më të lartë të jurisë dhe të publikut, ishim fituesit absolutë. Vlerësoj shumë çmimet që kam fituar për kompozimet e mia për fëmijë. Mendoj, se ato janë të çmueshme për mua – pjesët klavire, muzika për teatrin e kukullave, këngët, të cilat grupi i fëmijëve “Bonbon” interpreton prej vitesh. Për veprimtarinë time aktive krijuese isha dalluar nga “Muzikant i vitit”. Për mua ky është një nderim i madh. Gjatë viteve të fundit përpiqem të bashkojë njerëz të ndryshëm rreth një ideje. Si pedagoge synoj të sigurojë skenë për studentët e mi të talentuar. Kam projekte lidhur me krijimin e muzikës bashkëkohore. Njeri prej tyre quhet “Mikrokozmos” – ky është një program koncertal, në të cilin ekzekutoj 60 vepra brenda një minute të kolegëve të mi të mbarë botës. Ishte prezantuar në Luksemburg, Gjenevë, Sofje. Me idenë tim u krijua një asociacion në Gjenevë për marrëdhënie kulturore bullgare-zvicerane. Ideja është të ofrohet mundësia muzikantëve të rinj bullgarë të interpretojnë në Zvicër, si dhe bashkëmoshatarëve të tyre zviceranë – në vendin tonë. Kemi bashkëpunim të mirë me Filarmoninë në qytetin Vidin. Sivjet për herë të dytë mbërrijnë studentët zviceranë të cilët do të interpretojnë si solistë të kësaj orkestre.”

Ndër kauzat, të cilat prof. Taneva mbështet prej vitesh është popullarizimi i shkollës së kompozitorëve bullgarë nëpër botë.

“Jap koncerte para së gjithësh jashtë shtetit. Njeri prej programeve përfshin vetëm muzikë bullgare – rreth 15 vepra, që prezantojnë gjenerata të ndryshme krijuese. Ndër autorët janë Panço Vladigerovi, Marin Goleminovi, Dimitër Nenovi, Ljubomir Pipkovi, Julija Cenova...Njëra prej pjesëve është e Aleksandër Tanevit (e babait tim). Interpretoj dhe xhaz pjesë të Hristo Jocovit. Kur më ftojnë për koncert, unë propozoi 3-4 variantet e mia për program. Jam shumë e lumtur, se më shpesh zgjedhin programin  me veprat bullgare. Me këtë projekt dua  të vërtetoj, se të gjitha proceset që janë zhvilluar në historinë muzikore të botës nga dekadat e para të shekullit të XX, janë zhvilluar edhe tek ne. Këtë program me sukses të madh e kam ekzekutuar në tërë Evropën.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Asker"

Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..

botuar më 24-09-03 6.15.PD

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD
Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD