Mirosllav Kostadinov – Miro xhiroi dy video-spote të dy versioneve të këngës së tij të re “Thye deri në fund zemrën time”, të cilat u transmetuan para disa ditësh nga kanalet muzikore. Njëri spot është një film i shkurtër i krijuar mbi bazën e një historie të vërtetë për dashurinë dramatike midis një djali me origjinë rome dhe një bullgareje.
Miro është një prej interpretuesve më të dashur bullgarë të muzikës pop. Ai është 40 vjeçar, por tashmë ka një biografi shumë të pasur muzikore. Ka fituar shumë çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë vitit 2000 bashkë me Galina Kurdovën krijuan duetin “Karizma”. Vetëm për një vit dueti u bë një prej formacioneve më të njohura në Bullgari dhe të dy muzikantët fituan mbi 50 çmime. Shtatë vjet më vonë ata u ndanë, duke lërë vetëm një album të incizuar “Eklesiast” dhe një seri prej këngësh, që zënë pozitat e para në klasifikimet muzikore. “Rrezikoj të të kem”, “Sa shumë më mungon”, “A do të largohem nga ti”, “Kalon përmes meje” etj. Në vitin 2008 Miro startoi karrierë solo me albumin “I qetë”, i cili u bë një prej albumeve më të shitura në historinë muzikore bullgare. Hiti “E humbas kontrollin, kur” u shpall këngë e dashur gjatë 15 viteve të fundit. Gjatë vitit 2011 Miro u bë producent i këngëtares së re Divna. Tri vite me radhë këngëtari është mësues vokal në shoun televizive “Zëri i Bullgarisë”, kurse gjatë vitit 2013 konkursin e fitoi një pjesëmarrës nga skuadra e tij. Gjatë pranverës së vitit 2014 Miro ishte drejtues i programit “Me të vërtetë dashuri”. Në vitin 2015 doli albumi i tij “Mesiu”. Këtë verë ai na ka përgatitur një befasim tjetër, që tani për tani mbetet sekret.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..