Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Thye deri në fund zemrën time” – hiti i ri i Miros

БНР Новини
Foto: Arkiv privat

Mirosllav Kostadinov – Miro xhiroi dy video-spote të dy versioneve të këngës së tij të re “Thye deri në fund zemrën time”, të cilat u transmetuan para disa ditësh nga kanalet muzikore. Njëri spot është një film i shkurtër i krijuar mbi bazën e një historie të vërtetë për dashurinë dramatike midis një djali me origjinë rome dhe një bullgareje.


Skenaristi dhe regjisori i tij është Ivajllo Georgiev – student në kursin e tretë në degën e regjisë në Akademinë Kombëtare të Arteve Teatrale “Krëstju Sarafov”, kurse spoti i versionit akustik të këngës është me regji të Nikollaj Skerlevit. Muzika dhe teksti i vetë këngës janë vepër e Miros, kurse orkestrimi i variantit filmor është i Magomed Alievit – Maga, i cili bashkëpunon me Miron që prej shumë vitesh.


Kjo është një këngë për barrierat, me të cilat rrethohemi, për barrierat, të cilat na ruajnë nga dhimbja dhe plagët, por në fakt ato na privojnë nga mundësia për ta ndier pikërisht atë për të cilën kemi nevojë – besim, dashuri. Kënga ime është një thirrje për thyerjen e këtyre barrierave dhe për rikthimin e naivitetit të njeriut të ri
– thotë Miro, i cili është edhe producent i këngës.

Miro është një prej interpretuesve më të dashur bullgarë të muzikës pop. Ai është 40 vjeçar, por tashmë ka një biografi shumë të pasur muzikore. Ka fituar shumë çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë vitit 2000 bashkë me Galina Kurdovën krijuan duetin “Karizma”. Vetëm për një vit dueti u bë një prej formacioneve më të njohura në Bullgari dhe të dy muzikantët fituan mbi 50 çmime. Shtatë vjet më vonë ata u ndanë, duke lërë vetëm një album të incizuar “Eklesiast” dhe një seri prej këngësh, që zënë pozitat e para në klasifikimet muzikore. “Rrezikoj të të kem”, “Sa shumë më mungon”, “A do të largohem nga ti”, “Kalon përmes meje” etj. Në vitin 2008 Miro startoi karrierë solo me albumin “I qetë”, i cili u bë një prej albumeve më të shitura në historinë muzikore bullgare. Hiti “E humbas kontrollin, kur” u shpall këngë e dashur gjatë 15 viteve të fundit. Gjatë vitit 2011 Miro u bë producent i këngëtares së re Divna. Tri vite me radhë këngëtari është mësues vokal në shoun televizive “Zëri i Bullgarisë”, kurse gjatë vitit 2013 konkursin e fitoi një pjesëmarrës nga skuadra e tij. Gjatë pranverës së vitit 2014 Miro ishte drejtues i programit “Me të vërtetë dashuri”. Në vitin 2015 doli albumi i tij “Mesiu”. Këtë verë ai na ka përgatitur një befasim tjetër, që tani për tani mbetet sekret.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD