Më 5 korrik fillojnë Festat Muzikore “Emill Çakërov” në qytetin Burgas. Ky është edicioni i nëntë i kësaj veprimtarie, e cila mban emrin e njërit prej dirigjentëve më të talentuar bullgarë. Emill Çakërov lindi në qytetin Burgas në vitin 1948. U nda nga jeta mezi 43 vjeçar. Në programin e festave i kushtuara atij u përfshin shfaqje të Operës Shtetërore të qytetit Burgas, koncerti “Gran Gala Opera”, si de një koncert simfonik dhe rok me pjesëmarrjen e formacionit xhaz “Sofja”, orkestrën e operës, dirigjentin Svilen Simeonov. Festivali fillon me një koncert të këngëtarit në zë Kalin Veljov dhe grupin “Tumbaito”.
“Ishulli i muzikës” – kështu organizatorët e Shtëpisë Bashkiake të Kulturës “Sredec” titulluan ciklin veror të koncerteve në parkun “Zaimov” në kryeqytet. Çdo të mërkurën në mbrëmje kryeqytetasit do të kenë mundësi të dëgjojnë koncerte në stile të ndryshme muzikore – xhaz, pop, rok, latino. Koncertet janë falas. Në “Ishullin e parë të muzikës” më 6 korrik formacioni “Sofja” do t’i ofrojë publikut xhaz. Orkestra Frymore e Sofjes, me dirigjent Juli Damjanov, ka përgatitur një repertor interesant. Muzikantët do të ekzekutojnë pjesa klasike, vepra moderne bullgare, doemos edhe repertorin tradicional për një formacion të tillë.
Pesë janë muzikantët të bashkuar nën emrin JEREMY? – Ersin Mustafov – vokal dhe bas, Tasho Kolev – kitarë, Rosën Vatev – bateri, Krasimir Todorov – piano dhe Emilijan Bonev – bas. Një nga grupet me popullaritet më të madh në stilin indi rok JEREMY?doli në skenë në koncertet e grupeve “Queen” dhe “Adam Lambert” në Bullgari, Rumani dhe Poloni. Më 10 korrik muzikantët do të jenë ndër pjesëmarrësit e Festivalit EXIT 2016 në Novi Sad të Serbisë. Në fillim të shtatorit admiruesit e kësaj muzike do të kenë mundësi të dëgjojnë grupit në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve “Apolonija 2016”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..