Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Theksat e afishes muzikore të korrikut

Foto: arkiv personal

Më 5 korrik fillojnë Festat Muzikore “Emill Çakërov” në qytetin Burgas. Ky është edicioni i nëntë i kësaj veprimtarie, e cila mban emrin e njërit prej dirigjentëve më të talentuar bullgarë. Emill Çakërov lindi në qytetin Burgas në vitin 1948. U nda nga jeta mezi 43 vjeçar. Në programin e festave i kushtuara atij u përfshin shfaqje të Operës Shtetërore të qytetit Burgas, koncerti “Gran Gala Opera”, si de një koncert simfonik dhe rok me pjesëmarrjen e formacionit xhaz “Sofja”, orkestrën e operës, dirigjentin Svilen Simeonov. Festivali fillon me një koncert të këngëtarit në zë Kalin Veljov dhe grupin “Tumbaito”.

Këngët “Ropotamo”, “Një vajzë më pyeti”, “Padurim” dhe këngë të tjerë të njohura nga vitet 60-të, 70-të, 80-të të shekullit të kaluar do të dëgjojë publikun në koncertin më 5 korrik. Ai është me pjesëmarrjen speciale të Operës Shtetërore të qytetit Burgas me dirigjent Jordan Dafov. Pas kësaj këngëtari Kalin Veljov dhe grupi “Tumbaito” vazhdojnë turneun veror kombëtar në qytetet Stara Zagora, Varna, Shumen, Sofje dhe qytete të tjera të vendit.

Снимка“Ishulli i muzikës” – kështu organizatorët e Shtëpisë Bashkiake të Kulturës “Sredec” titulluan ciklin veror të koncerteve në parkun “Zaimov” në kryeqytet. Çdo të mërkurën në mbrëmje kryeqytetasit do të kenë mundësi të dëgjojnë koncerte në stile të ndryshme muzikore – xhaz, pop, rok, latino. Koncertet janë falas. Në “Ishullin e parë të muzikës” më 6 korrik formacioni “Sofja” do t’i ofrojë publikut xhaz. Orkestra Frymore e Sofjes, me dirigjent Juli Damjanov, ka përgatitur një repertor interesant. Muzikantët do të ekzekutojnë pjesa klasike, vepra moderne bullgare, doemos edhe repertorin tradicional për një formacion të tillë.

Pesë janë muzikantët të bashkuar nën emrin JEREMY? – Ersin Mustafov – vokal dhe bas, Tasho Kolev – kitarë, Rosën Vatev – bateri, Krasimir Todorov – piano dhe Emilijan Bonev – bas. Një nga grupet me popullaritet më të madh në stilin indi rok JEREMY?doli në skenë në koncertet e grupeve “Queen” dhe “Adam Lambert” në Bullgari, Rumani dhe Poloni. Më 10 korrik muzikantët do të jenë ndër pjesëmarrësit e Festivalit EXIT 2016 në Novi Sad të Serbisë. Në fillim të shtatorit admiruesit e kësaj muzike do të kenë mundësi të dëgjojnë grupit në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve “Apolonija 2016”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Peshore” – kënga më e fundit e Projektit “Artistë këngëtarë”

Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..

botuar më 25-01-03 6.10.PD

"Çelësi Sol" zhbllokon kujtimet e shtëpisë së babait

Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..

botuar më 25-01-02 6.55.PD

"Dhuro një buzëqeshje"

Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..

botuar më 24-12-31 6.15.PD