Fruta dhe perime me përmasa dhe forma të njëjta, plotë me substanca kimike dhe jo me vitamina, produkte që përmbajnë GMO (organizma gjenetikisht të modifikuara) karakteristike për ushqimet e huaja, tashmë gjenden jo rrallë herë edhe në tregun bullgar. Gjyshet tona rrëfejnë për kohën, ku gjithçka ishte e shijshme dhe aromatike, deri sa ne i pranonim me buzëqeshje kujtimet e tyre. Me gjithë atë në krahasim me disa prej shteteve të tjera evropiane, ku në supermarketet mund të blesh kilogram domatesh ose kilogram plastmase me shijë të njëjtë, në Bullgari ende mund të gjenden produkte cilësore. Pikërisht ato kërkohen si dhe perimet dhe frutat bio dhe ky është një lajm i gëzueshëm.
Tani do t’ju njohim me Kristijan dhe bashkëshorten e tij Valentina dhe pasionin e tyre – bujqësia bio. Të dytë kanë pasur karrierë të mirë si modele dhe janë të pandashëm nga momenti i njohjes së tyre në Hong Kong gjatë udhëtimit të tyre me shërbim. Zgjidhën të realizojnë ëndrrat e veta në Nju Jork, ku arritën të hapin salla sportive për boks. Pas kësaj kanë shkuar në Francë, Gjermani dhe Spanjë, ndërsa tani gjenden në një vend më modest nga pikëpamja e aktiviteteve, por më i pasur nga ana shpirtërore. Ky vend është fshati Akanxhievo, në rrëzat e malit Sredna gora të Bullgarisë Jugore. Si me shaka çifti i ri bleu tokë në fshat dhe krijoi fermën bio “Pura Via Organic Farm”. Me ndihmën e familjes së Valentinës, njerëzve të fshatit dhe me shumë dashuri, aktualisht aty rriten produkte bio – domate, kastravec, spinaq, rukola, qershi, molla, dardha, shegë, si dhe disa lloje të tjera të pazakonta perimesh, të cilat çifti ka sjell nga Amerika.
Shpesh herë bullgarët çuditen ç’do të thotë bio dhe si mbrohen nga insektet bimët që nuk spërkaten?
“Bio do të thotë toka dhe bimët të mos spërkaten me kimikate. Është me rëndësi që edhe në parcelat e afërta të mos bëjnë këtë, që kimikatet të mos përhapen – komenton Kristijani. – Kjo është bujqësia më e pastër natyrore. Në fillim ne nuk dinim asgjë për bujqësinë bio. Por lexuam shumë libra. Materia është aq e madhe që njeriu mësohet vazhdimisht, nga herë në bazë të parimit – provë-gabim. Mbrojmë bimët nga insektet duke i spërkatur me tretësirë të hithrës së zier, ujit dhe hirit të drurit. Përdorim dhe alelopatinë (bime të cilat ndihmon reciprokisht kundër insekteve). Në fillim shqetësimet tona më të mëdha ishin lidhur me insektet dhe dëmtuesit e tjerë të bimëve, ndërsa tani doli një problem tjetër më i madh – koha e ndryshueshme dhe temperaturat në serrat.”
Ferma i dha një jetë të re fshatit, si dhe siguroi punë për një pjesë prej banorëve të tij. Filluan të vijnë dhe shumë njerëz. Tani për tani familja e re investon vetëm financa të veta në mirëmbajtjen, por ka plane të aplikojë në kuadrin e programeve shtetërore dhe evropiane. Kristijani na tregoi si kalon një dite e zakonshme e punës në fermë dhe cilat janë këshillat e tij ndaj njerëzve që kanë dëshirë të merren me prodhim bio:
“Puna fillon herët, në orën 4.30, është verë dhe pas orës 9.00 nuk rekomandoj të qëndrohet në serrë. U jam mirënjohur grave që punojnë në fermë. Unë shkoj në orën 9.00 dhe merrem me punën e rëndë për burrat dhe mbaroj në orën 22.00-23.00 të mbrëmjes. Dua t’i inkurajoj njerëzit që dëshirojnë me merren me bujqësi bio, duhet të besojnë në vetvete, të mos dëgjojnë komentet negative dhe të mos heqin dorë lehtë. Gjithnjë e më e vështirë gjenden produkte bio, ndërsa shteti ynë posedon potenciale të mëdha në këtë drejtim. Toka është pjellore, duhet të përfitojmë. Bujqësia bio tërheq shumë turistë.”
Fermeri i ri beson, se me dashuri dhe mirëkuptim midis njerëzve gjithçka do të shkojë për së mbari. Me gjithë se ferma punon prej disa muajve, ajo tashmë ka shumë dashamirës, të cilët çdo ditë publikojnë në rrethet sociale falënderime dhe fotografi të ushqimeve bio. Dëshira e Kristijani për të ardhmen është që të shndërrojë fermën në një qendër rehabilitimi, ku sportistë dhe njerëz me probleme shëndetësore do të mund të pushojnë në mes të natyrës, të kënaqen me ajrin e pastër dhe të ushqehen me produkte të favorshme për shëndetin. Në plan personal Kristijani dhe Valentina planifikojnë shumë udhëtime përtej oqeanit, duke ndarë jetën e tyre midis qyteteve kozmopolite Nju Jork dhe Majami dhe fshatit të qetë bullgar Akanxhievo.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..