Fëmijët kanë një dhunti të shkëlqyer – të përfshihen në historitë përrallore aq, saqë t’i ritransmetojnë pas kësaj në lojë. Por del se nuk është e nevojshme të përdorin fantazinë e vet, që të mund të bien në një botë krejtësisht të re. Për fëmijët e qytetit, udhëtimi magjepsës përmes kohës dhe hapësirës mund të jetë... një shëtitje e thjesht në fshat, me aromat e veta, me tingujt, prekjet dhe ngjyrat.
Fshati Tënkovo në malet Rodope, që tani vonë ka fermën e vet diellore. Një vend magnetik për fëmijët, në të cilin mund të bëjnë shumë gjëra për herë të parë, por më tepër të ndiejnë lirinë.
“Vendosa të hap fermën për vizitues, që të mund t’u tregoj fëmijëve dhe njerëzve të rinj sesi jetojmë në fshat, që ku vjen ushqimi, përse është e nevojshme të ushqehemi me produkte të pastra natyrale dhe të kemi një lidhje me kafshët, si vet fshati, në të cilin jeton një pjesë e madhe nga popullsia, është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me natyrën dhe se përse duhet ta ruajmë.”
Mihaella Kirçeva flet me shumë frymëzim për ëndrrën e saj të realizuar. Ajo ka mundur ta kthejë idenë e vet në një fermë diellore në sajë të një konkursi jashtëzakonisht motivues sipas fjalëve të saj. Fiton Rinkers Challenge 2016 me projektin e saj, merr një grand të vogël dhe më 11 qershor pranon vizituesit e saj të parë – fëmijë të ardhur në ekskursion nga qyteti Kërxhali.
“Fëmijët u gëzohen shumë kafshëve – lepuj, klloçka me zogj të vegjël, gomari dhe kali (iu propozojmë dhe një shëtitje me gomar ose me kalë me karrocë) – tregon për emocionet e fëmijëve Mihaella Kirçeva. – Në fshat kemi koshere me bletë dhe u tregojmë sesi prodhohet mjaltë dhe si zbuten bletët, që të mos të pickojnë. Përveç kontaktit me kafshët, fëmijët gëzohen dhe për lojërat pa lodra. Pikturojmë mbi pllaka, formojmë figura prej balte dhe kashtë. Organizojmë gara me materiale nga pylli, bëjmë piktura me gjethe, gurë dhe kashtë. Me fjalë të tjera, mbështetemi tek ajo e cila na rrethon, dhe si mund ta kthejmë në lojë.”
Kur e kalojnë “pragun” e fermës diellore, fëmijët bien në një botë të harruar. Tundës për rrahjen e gjalpit, pajisje për shkërmoqjen e misrit, motovile për formimin e leshit dredha-dredha, fener me gaz, drapër, enë prej balte, shkorsa ngjyra-ngjyra sendet nga jeta e vjetër bullgare i rrethojnë. Kurse së shpejti do të ketë dhe tezgjah në të cilin, pronarja e fermës t’u tregojë sesi dikur njerëzit kanë thurur qilimat shumëngjyrëshe.
“Mjedisi në fshat është tepër i thjeshtë – përfytyroni se shkoni për pushim tek gjyshja, kjo është e lidhur me kujtime tek secili – vazhdon Mihaella Kirçeva. – Tek ne nuk ka makina, rruga kryesore është pak më lart, ka shumë bar, gurë, pemë, kafshë dhe e gjithë kjo shtyn drejt një mjedisi natyral, në të cilin fëmijët zhyten dhe bashkohen me të. Në kampin e fundit për shembull kishim dy vajza – ato gjatë gjithë kohës ecnin të zbathura. Duket se fëmijët e lëshojnë veten dhe ndihen mirë tek ne.”
Mihaella Kirçeva ka udhëtuar nëpër Bullgari dhe ka vizituar shtete të shumta sepse ka kaluar 15 vjet në degën turistike. Kurse në epokën e teknologjive, kur me një klikim të miut përpara teje hapet e gjithë bota dhe të jep mundësi të mëdha për punë, ka zgjedhur vendimin më të pjekur.
“Zgjodha të jetoj në fshat, sepse më pëlqen qetësia dhe fakti se vet e krijoj mjedisin, në të cilin të komunikoj, vet e prodhoj ushqimin, të cilin e hamë. Unë e di shumë mirë se çfarë fus në bukë dhe në qumësht, çfarë u jap për të ngrënë në mëngjes fëmijëve të mi. Dhe kjo më jep një siguri, se u siguroj një jetë me cilësi, kurse ata një ditë vet do të zgjedhin se ku do të jetojnë”, thotë ajo.
Më 12 gusht ferma diellore do të ketë ditë të dyerve të hapura, që të mund t’u tregojë miqve, shokëve, dhe fshatarëve të tjerë botën e vet të vogël. Shpresoj, që të mund të motivoj dhe njerëz të tjerë të cilët të përfshihen në këtë iniciativë, sepse përkrahja për fermën do të thotë përkrahje për të gjithë fshatin – vizituesit tanë bëjnë pazar nga dyqani, blejnë produkte nga fermerët e tjerë, tregon pronarja dhe premton një vizitë ornitologjie rreth fshatit me një koncert të zogjve në pyll.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..